Gjermania e alarmuar: Shqipëria e Edi Ramës mafia-shtet! Qiellgërvishtëset dhe pallate prej xhami mbijnë nga toka

E majta dhe e djathta gjermane ne unison kanë ngritur alarmin se Shqipëria po drejtohet nga një regjim kleptokratik. Eurodeputeti gjerman Dr. Alexander Sell ka mbajtur një fjalim të fortë në Parlamentin Europian, pak ditë më parë.

Gjatë diskutimeve për ngritjen e një komisioni për integrimin e Ballkanit në BE, Sell ka qenë i ashpër ndaj presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyen, duke i kërkuar llogari se pse tatim paguesit gjermanë do të duhet që të paguajnë për jetën luksoze të politikanëve që qeverisin Shqipërinë.

Eurodeputeti Sell ka akuzuar Edi Ramën për farsën zgjedhore të 11 majit, ku sipas tij, këto zgjedhjet kishin shumë pak lidhje me demokracinë.

‘1 mld euro do i japë Von der Leyen qeverisë së Shqipërisë, Partisë Socialiste. Zgjedhjet e majit patën shumë pak të bënin me demokracinë.

Kryeministri Rama burgos kundërshtarët politikë, vëzhguesit ndërkombëtarë kritikuan blerjen masive të votës, liria e shtypit thuajse nuk ekziston, dhe Tik-Tok u mbyll gjatë fushatës.

Nga pikëpamja ekonomike, Shqipëria përfitimet kryesore i ka nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Mafia shqiptare kontrollon me brutalitet ekstrem trafikun e kokainës dhe marihuanës në mbarë Evropën. Shumë miliarda vërshojnë çdo vit në Tiranë.

Qiellgërvishtëset dhe pallate prej xhami mbijnë nga toka, njësoj si në Dubai.

Qeveria ka pjesën e saj në këtë biznes, korrupsioni është i gjithëpërhapur aq sa edhe fondacioni Rosa Luksemburg i partisë së majtë gjermane, flet për (citoj) “një kontroll kleptokratik të shtetit nga ana e Partisë Socialiste”.

Ekspertët, për këtë arsye e quajnë Shqipërinë “Mafia shtet”, “Kolumbia e Evropës”.
Ky është vendi që Ursula von der Leyen do ta antarësojë në Bashkimin Evropian.

‘Unë pyes: 
Çfarë përfitojnë qytetarët tanë prej kësaj?
Përse duhet që qytetarët gjermanë të financojnë jetën luksoze të politikanëve të korruptuar dhe bosëve të mafias në Shqipëri?
Këtë nuk do ta lejojmë! 
Ne i themi JO antarësimit në BE të Shqipërisë.
Ne i themi JO këtij komisioni’, është shprehur eurodeputeti i AfD-së, Alexander Sell.

About Redaksia

Check Also

Mashtrimi i INSTAT me shifrat e eksporteve/ Berisha: Me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se qeveria shqiptare po manipulon rëndë opinionin publik dhe …