Në një shënim në faqen e tij ne facebook Mustafaj shkruan se, “më 11 maj, Shqipëria nuk pati zgjedhje të vërteta, ishte një farsë, një shfaqje me regji politike, një demokraci në letër, jo në realitet”.
Ai bën me dije se Departamenti do të dërgojë letra për të informuar partnerët ndërkombëtarë për këtë masakër elektorale.
“From Albania, With Truth” është mënyra jonë për të treguar atë që ndodhi më 11 maj dhe më gjerë për situatën në Shqipëri dhe rreziqet që ajo krijon, shkruan Mustafaj.
Mesazhi
VERA E IDEVE 2025 VJEN NDRYSHE.
Këtë vit, vera për ne nuk sjell vetëm ide, por edhe përgjegjësi.
Deri më sot, kemi vepruar nga jashtë Shqipërisë me vëmendje dhe përkushtim ndaj saj. Tani po e zgjerojmë veprimtarinë tonë, duke u angazhuar edhe në vendet ku jetojmë apo kemi studiuar, për të forcuar më tej praninë e PD-së në arenën ndërkombëtare.
Më 11 maj, Shqipëria nuk pati zgjedhje të vërteta.
Ishte një farsë.
Një shfaqje me regji politike.
Një demokraci në letër, jo në realitet.
[🇪🇺] Ne besojmë se partnerët tanë ndërkombëtarë kanë të drejtë ta dinë. Ata duhet të shohin përtej fasadës dhe propagandës. [📮] Prandaj kemi zgjedhur ta nisim këtë fushatë si një kartolinë për Europën. Kjo nuk është një kartolinë me buzëqeshje nga bregdeti. Kjo është një kartolinë e mbushur me të vërteta. [✉️] “From Albania, With Truth” është mënyra jonë për të treguar atë që ndodhi më 11 maj dhe më gjerë për situatën në Shqipëri dhe rreziqet që ajo krijon. [📨] Ne kemi dërguar letra. [🗣️] Çdo zë do të jetë një thirrje.Kjo është kartolina jonë për Europën.
Një “jo” ndaj heshtjes.
Një “po” ndaj së vërtetës.
Nisëm sot me:
[➡️] Ludovic Mendes – Deputet, Kryetar i Grupit te Miqësisë Francë-Shqipëri [➡️] Antoine Armand – Deputet, Nën Kryetar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri [➡️] Corentin Le Fur – Deputet, Anëtar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri [➡️] Nadège Abomangoli – Deputete, Anëtare e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri [➡️] Michel Lauzzana – Deputet, Anëtar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri [➡️] Gabriel Amard – Deputet, Anëtar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri [➡️] Constance Le Grip – Deputete, Anëtare e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri [➡️] Romain Daubie – Deputet, Anëtar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri [🇦🇱] From Albania, With Truth