Kulti i vdekjes dhe kulti i jetës

Luçiano BOÇi

(Piramida vd Pallati i Kongreseve)
Në 2011 u hodh ideja e ndërtimit të një parlamenti të ri si domosdoshmëri e pasqyrimit të kalimit vendit tanshmë në një epokë tjetër.
Vendi i zgjedhur ishte simbolik, Piramida e Hoxhës.
Virtualisht vendvarrimi i faraonit komunist. E cila , me potencën e vdekjes brenda saj, reflektonte e impononte zymtësi, dhunë dhe nënshtrim.
Edhe sot megjithë kubet përqark i ngjanson një varri gjigand me ngjyra si kult i vdekjes.
Projekti parashikonte një përshtatje arkitekturore të Piramidës dhe jo shkatërrimin e saj.
Por reagimi i së majtës, i mbarsur me emocionet e nostalgjikëve komunistë dhe e mbështetur nga OJF-të soroiste ishte kundërshtues në emër të rrënjëve të saj ideologjike. Televizionet u çanë atëhere për vlerën historike e arkitekturore të saj, mgjs godina e re do ishte krejt në shërbim publik.
Sali Berisha me urtinë e një shtetari bëri një hap pas.
Me ardhjen e së majtës Piramida, pasi u la të degradohej, në emër të rijetësimit, u shndërrua në një shumësi bar- kafesh e dyqanesh pa lidhje dhe pa sens .
Paraja në harmoni me kultin e vdekjes u sanksionuan.
Në 2025, pas shumë viteve pushtet të së majtës e uri për troje me fitime marramendëse e për pastrim parash, sytë e Ramës e pushtetit të tij u ngulën tek Pallati i Kongreseve.
I vendosur në krah pak larg nga Piramida, Pallati për kohën, megjithëse u ndërtua për kongreset e Partisë së Punës, u shndërrua për shkak të multifunksionalitetit, në një Kult të jetës si antipod i Piramidës.
Në fakt ishte e vetmja ndërtesë që solli pak perëndim atokohë në kompleksin e ndërtesave ruse të komiteteve dhe harmonizohesh ndonëse jo dhe aq shumë, me kompleksion italian të Universitetit.
Në vitet e demokracicë ajo forcoi kultin e vet të jetës dhe grumbolloi rreth vetes vlera të pathëna historike e kuturore dhe me gjërë.
Por megjithatë pushteti si armik i historisë dhe trashëgimisë ka vendosur që këtë Kult jete ta varrosë.
Habitem me nostalgjikët që nuk reagojnë e aq më shumë me të majtët që lidhjen me këtë ndërtesë e kanë më të fortë se me Piramidën.
Po OJF-të e famshme ku janë për të mos folur per mediat e famshme?!!
Dhe e gjitha kjo që po ndodh nuk është një rastësi.
Kur pushteti shemb një godinë simbolike, nuk po bën thjesht spastrim e historisë por po betonon të tashmen e vet.
Vendimi i Këshillit Bashkiak për ta transferuar Pallatin e Kongreseve tek Ministria e Ekonomisë, me pretekstin e “modernizimit”, është vula zyrtare që Tirana mund të shembë çfarë të dojë, sa herë t’i duhet një parcele tjetër për PPP-në e radhës.
E kjo është per të vënë duart në kokë.
Tashmë vetë Korporata e Investimeve Shqiptare e ka futur pallatin në listën e ankandeve.
Projekti parashikon zhdukjen e strukturës ekzistuese dhe ngritjen e një kompleksi kullash luksoze përballë Presidencës.
Çmimet e larta të tokës në qendër ia garantojnë fitimin e oligarkisë ndërsa qytetit do i mbetet vetëm hiri i historisë.
Fjalori zyrtar dhe ketu sikurse për Piramidën flet për “rikonstruksion” dhe “qasje multifunksionale”.
Por kur përvojat e Teatrit Kombëtar apo Stadiumit Qemal Stafa përfundojnë në kulla dhe qendra tregtare, askush nuk e beson më këtë melodramë.
Skenat e shembjes së Teatrit e parashikojnë mirë dramën që po përgatitet.
Drama ka dhe Ironinë therëse brenda:
godina që u ngrit për kongreset e Partisë së Punës, tani shpallet nga pasardhësit e partisë së punës si pengesë për “zhvillim ekonomik”.
Në vend që Tirana të pajtohet me të kaluarën, regjimi i sotëm sakrifikon kujtesën për ta konvertuar atë në metra katrorë premium.
Urbanistët paralajmërojnë se modeli i kullave po gllabëron identitetin historik të kryeqytetit dhe përjashtimi është bërë normë, ndërsa ligji i planifikimit një letër pa vlerë.
Nga ky absurditet qytetari humbet nga dëshirat agresive të pushtetit:
-Truallin publik.
Një hapësirë që u shërbente qindra eventeve kulturore zhduket dhe zëvendësohet nga lobi i një hoteli 40-katësh.
-Narrativën e të përbashkët.
Festivalet, panairet, kongreset që lidhën brezat do të mbijetojnë vetëm në kronika arkivi.
-Shansin për rikuperim kritik. Mund ta rinovohej pa e fshirë. Por Rama zgjodhi shitjen për fitim dhe që historia të mos flasë më.
Ka dhe diçka akoma më shqetësuese brenda kësaj arrogance arkitekturore.
Nëse ky precedent kalon pa rezistencë, lista e viktimave do të zgjatet: TVSH, godinat universitare, çdo truall me vlerë ekonomike tjetër do shembet, krahas atyre që janë shembur dhe që i është vënë syri.
Regjimi asnjëherë nuk shemb diktaturën, siç mund ta thotë propaganda, mos keni iluzione.
Ai përdor justifikimin banal për të legjitimuar zhvatjen e sotme.
Kulti i vdekjes për pushtetin e sotëm e Ramën vetë është më i fortë dhe i rëndësishëm se kulti i jetës.

About Redaksia

Check Also

“Rama në samitin e kokainës”!

Nga Basir ÇOLLAKU Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?! Zaret janë hedhur Luftë …