S’ma mbyll dot gojën askush! As presioni, as njeriu i pushtetshëm sot!

Nga Eliona Kodra SHKRELI

Pavarësisht tentativave të të “pushtetshmëve”, Unë jam njeri i lirë që besoj në Zot dhe dënoj moralisht çdo padrejtësi.

Kam një mision….me thanë gjithmonë të vërtetën teme siç e ndjej, siç e shoh, siç më vjen dhe siç është!

Kam një mision….me kenë za’ i atyne që janë të pa za’shëm dhe për arsye të ndryshme rrinë në heshtje e nuk b’zajnë!

Nëse të gjithë heshtim e tulitemi nga frika apo presioni, atëherë e vërteta mbetet skutave dhe na çon drejt fallsitetit të jetës!

Unë do flas dhe do denoncoj për sa të kem za’ sepse të vërtetën nuk du me e kapërdi por du me e thanë, me i dhanë kurajo çdokujt me folë dhe me reagu ndaj çdo padrejtësie!

Unë kam një mision….me kenë vetvetja, e fortë, e drejtë dhe e vërtetë!

#MesazhPërBenetin

About Redaksia

Check Also

“Rama në samitin e kokainës”!

Nga Basir ÇOLLAKU Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?! Zaret janë hedhur Luftë …