Berisha: Me këtë kod, Rama dhe Altin Dumani kanë rikthyer nenin 55 të diktaturës komuniste! Ky është një atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë

Lideri i opozitës, Sali Berisha e cilësoi ndryshimin e kodit penal si një rikthim të nenit 55 të diktaturës komuniste, duke kërcënuar lirinë e fjalës dhe të medias.

Ai akuzoi Edi Ramën dhe Altin Dumanin për mbrojtjen e kriminelëve dhe fshehjen e korrupsionit, duke e quajtur këtë akt një atentat ndaj transparencës dhe lirisë së shprehjes. Sipas Berishës, ky kod ka për qëllim ndëshkimin e atyre që denoncojnë krimet, duke rikthyer metodologjitë e diktaturës që ndëshkonin çdo kritikë të pushtetit.

“Ky kod ka rikthyer nenin 55 të diktaturës komuniste.

Imagjinoni ju tani, që në qoftë se ti thua se Irena Gjoka, me fakte, është një delinkuente, një kriminele, që ka fshehur krimet e saj, që është e dënuar me burg dhe që për shkak të këtij dënimi, ajo kurrë nuk mund të ishte magjistrate gjykatëse, por që e kanë futur si peng për ta keqshfrytëzuar në mënyrën më të egër.

Imagjinoni Altin Dumanin, i cili ka 3-4 shtëpi, tre apartamente dhe banon te shtëpia e vjehrrit. Thotë është e vjehrrit, po a hajde a është a nuk është, si e ndërtoi vjehrri është punë tjetër. I cili mban në dosjen e tij dokumentet zyrtarë që faktojnë se Taulant Balla është bashkëpunëtor kryesor i bandës së Elbasanit. I cili mban në dosje dokumente që faktojnë se prokurorë të SPAK janë bashkëpunëtorë të bandës së Elbasanit. I cili mban në dosje emra që kushëriri i tij i ka denoncuar se nxirrte në pritë rivalët, siç është Shpataraku.

Pra, Altin Dumani, i cili thuhet kundër një ryshfeti 700 mijë euro nuk dënoi për rastin e Jan Prengës, Altin Hajrin dhe që tani së fundmi fshehu për javë të tëra mandatin e arrestit të Troplinëve.

Pra, në qoftë se ti guxon dhe ia thua publikut këto, dënohesh.

Një mbrojtje të tillë, Enver Hoxha nuk ia ka dhënë kurrë Aranit Çelës.

Një mbrojtje të tillë, ky është një atentat i rëndë në themelet e fjalës së lirë dhe të transparencës.

Imagjinoni ju, ky njeri që shëtiti dy vjet duke marrë peng qeveritarë dhe duke kërkuar që të ndryshojë Kushtetuta për mandatin e tij, ka arritur me Edi Ramën dhe Ulsiun e kostumeve të Altin Hajrit, e 600 mijë eurove të çantës Louis Vouitton, të fusë nenin po fole për gjykatësit, dënohesh kaq dhe aq vite.

Atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë, ndaj medieve.

Atentat i rëndë ndaj Kushtetutës.

Edi Rama tregoi se çdo ditë shpalos shpirtin katran të babait të tij xhelat, babait të tij biologjik xhelat që firmoste për varjen në litar të atyre që shkruanin kundër pushtetit të tij”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Drejtori i Policisë u kërkon policëve të kthejnë paratë

Mbi 100 punonjës të policisë kufitare, së bashku me drejtorin Boshnjaku, ndodhen në proces gjyqësor …