Të na rrojë Rama, kryebrigadieri i mbledhjes së kumbullave e dardhave të korrupsionit!

Nga Petrit VASILI

Përditë e përnatë bashkive iu rrëmbehen pa u ndalur kompetenca dhe pushtet nga Rama.

Pak ditë më parë u hoqi edhe lejet e ndërtimit mbi gjashtë kate dhe i mori për vete, pasi hoqi ujësjellësat dhe dhjetëra kompetenca të tjera.

Ndryshe nga çdo vend europian bashkitë e Shqipërisë nuk i duhen as dreqit sepse jane shndërruar në brigada patronazhistësh, që vetem shantazhojnë qytetarë për vota dhe blejnë vota për Ramën me të gjitha format.

Tani bashkitë janë katandisur si ata qentë e uritur teë rrugës, që janë bërë kockë e lekurë dhe që iu kanë mbetur vetëm kockat.

Këto bashki janë realisht thuajse të mbyllura.

Largimi nga bashkitë i nënkryetarëve dhe i drejtorëve tufa – tufa si bagëti nga Rama, ishte prova që këto bashki realisht kanë vdekur si institucione të zgjedhura nga qytetarët dhe janë shndërruar në bishta të kalbura e të neverishme të Edi Ramës.

Çdo gjë me vlere zhvillimi, investim apo shërbim që ka financim me peshë, rrëmbehet nga Rama, qëkontrollon kumbllat dhe dardhat që të mos ia hanë kryetarët e bashkive, por t’i hajë vetëm ai.

As Komitetet Ekzekutive të Partisë së Punës nuk kanë qenë kurrë në këtë derexhe pavarësisht se me Kushtetutë ishte në fuqi partia shtet.

Bashkitë janë realisht mbyllura dhe figurojnë para syve të qytetarëve si xhenaze për të cilat paguajnë taksa por që nuk ofrojnë asnjë gjë.

Ditë me të zeza pushteti lokal në Shqipëri nuk ka pareë kurrë në të gjitha kohërat dhe po ashtu prapambetje dhe degradimi i tij është për turp.

Fake Reformat e Edi Ramës të gjitha një rezultat kanë, dështim dhe degradim sepse kanë si qëllim të vetëm plaçkitje dhe korrupsionin.

Të mbyllen bashkitë, të paktën nuk do të paguhen më rrogat e ketyrë mijëra patronazhistëve, që vijnë e ikin si kope të legenosura sa herë i teket apo ka hall për të mbllur Edi Rama.

Të mbyllen bashkitë, këto vatra turpi, paaftësie e poshtërimi në mes të qyteteve tona.

Mbyllini bashkitë, të na rrojë Edi Rama kryebrigadieri i mbledhjes se kumbullave dhe dardhave të korrupsionit.

About Redaksia

Check Also

Fatura e procesit “kungull” të votimit të Diasporës…

Nga Iva V.GRILLO Ashtu siç pritej, këto ishin votimet më të kushtueshme në historinë e …