Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një video ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, për masat e qeverisë në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në vendin tonë.
Nw një reagim në rrjetet sociale, bashkangjitur deklaratës së Ramës përmes ‘premtimit’ të këtij të fundit, Berisha shkruan se, të vetmen flotë që ke në dispozicion është ajo e gënjeshtrave tua.
Më herët kreu i qeverisë, Rama lajmëroi vënien në dispozicion të një flote ajrore duke nisur nga kjo verë, e cila do të mundësonte pasjen e 2 avionëve zjarrfikës në gatishmëri për rastet e emergjencës së zjarreve në vendin tonë.
“Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion këtë verë, duke nisur nga kjo verë, është bërë marrëveshja për ne, 2 avionë zjarrfikës në dispozicion e gatishmëri për ne, pa pritur të vijë nga një vend apo një vend tjetër”, është shprehur më herët Rama gjatë premtimeve në fushatën elektorale.