Milionat që Veliaj firmosi si kryetar bashkie për OJF-të e bashkëshortes! Miliona edhe nga 3 ministri

Janë miliona pagesat që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke përfituar nga posti i tij firmoste nga karrigia e Tiranës për OJF-të e Ajola Xoxës.

Por nuk ishte vetëm bashkia. Të ardhurat vinin dhe nga institucionet publike apo edhe subjekte të tjera tregtare të lidhura në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë me Erion Veliaj për shkak të funksionit të tij si Kryetar i Bashkisë Tiranë.

SPAK ka kryer akt ekspertimin kontabël me qëllim përcaktimin e vlerës së përgjithshme që OJF e Ajola Xoxës kanë përfituar nga bashkia e Tiranës.

Ndërkohë totali i përfitimeve në mënyrë fiktive përmes faturimit ose dhënies së shërbimeve kryesisht në formën e financimeve dhe sponsorizimeve nga subjekte të lidhura, në një mënyrë apo tjetër, me Bashkinë e Tiranës dhe me interesat private të shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, kap shifrën prej 115,759,688 lekësh.

Këto ryshfete dyshohet se i transferoheshin familjes së kryebashkiakut kryesisht nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe familjarët e saj, nëpërmjet faturave fitktive.

Lekët e Bashkisë që Veliaj ia dha Ajolës

Konkretisht

JOQ BYL-A ka përfituar nga Bashkia e Tiranës një shumë prej 5.000.000 lekësh si financim për evente. Më pas, këto fonde janë transferuar në mënyrë fiktive, nëpërmjet faturimit ose ofrimit të shërbimit, te shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., në vlerën 3.526.200 lekë, që përbën 70% të fondit të përfituar.

Qendra “Eventus” ka përfituar nga Bashkia e Tiranës shumën 9.717.500 lekë. Më pas, këto fonde janë transferuar në mënyrë fiktive, përmes faturimit ose dhënies së shërbimit, te shoqëria “Arts Lab” sh.p.k. në vlerën 1.670.000 lekë, dhe te “Ava Studio” sh.p.k. në vlerën 250.000 lekë.

Qendra “Muza” ka përfituar nga Bashkia e Tiranës shumën 1.620.248 lekë. Më pas, këto fonde janë transferuar në mënyrë fiktive te shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., në vlerën 1.100.000 lekë.

Qendra “Froboulus” ka përfituar nga Bashkia e Tiranës shumën 2.970.000 lekë. Më pas, fondet janë transferuar në mënyrë fiktive te shoqëria “Nan Gallery” sh.p.k., në vlerën 960.000 lekë.

Organizata jofitimprurëse ACA ka përfituar nga Bashkia e Tiranës shumën 14.247.300 lekë. Më pas, këto fonde janë transferuar në mënyrë fiktive te shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., në vlerën 890.000 lekë.

Shoqata “BASH-ART” ka përfituar nga Bashkia e Tiranës shumën 32.123.000 lekë. Më pas, fondet janë transferuar në mënyrë fiktive te shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., në vlerën 800.000 lekë.

“Bazuar në sa më sipër, vlera totale e përfituar nga shoqëritë “Arts Lab” sh.p.k., “Ava Studio” sh.p.k. dhe “Nan Gallery” sh.p.k., me burim nga fondet e Bashkisë Tiranë, është 9.196.200 lekë’ informon 

Tek këto OJF vinin dhe pagesa nga biznese të shumta ndërtimi në Tiranë në formën e sponsorizimit në këmbim të lejeve të ndërtimit.

Poj jo vetëm bashkia, ata që i kanë mbushur xhepat familjes Veliaj kanë qenë dhe qeveria: Konkretisht Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Shoqata Harabel rezulton se ka marrë mbi 17 milionë lekë mes tyre dhe nga 3 ministritë

Konkretisht 
-Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: 1,200,000 lekë
– Ministria E Kultures: 1,800,000 lekë
-Ministria e Turizimit dhe Mjedisit: 1,140,000 lekë

“Për sa më sipër, nga analizimi i aktit të ekspertimit, rezulton një përfitim i parregullt, i cili është realizuar në mënyrë fiktive përmes faturimit ose dhënies së shërbimeve – kryesisht në formën e financimeve dhe sponsorizimeve nga subjekte të lidhura, në një mënyrë apo tjetër, me Bashkinë e Tiranës dhe me interesat private të shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në një vlerë totale prej 86,016,978 lekësh, sipas të dhënave të nxjerra nga akti i ekspertimit” thuhet në dosje.

SPAK ka zbardhur dhe transaksionet e kompanive të Elman Abulesë dhe bashkëshortes së tij Marisa Nito për OJF e drejtuara nga Xoxa.

Transaksionet e Abule 

Përveç vlerave të mësipërme nga këqyrja e librave të blerjes të deklaruar në organin tatimor nga subjektet që lidhen me shtetasin Elman Abule dhe shtetasen Marisa Nito (bashkëshortja e shtetasin Elman Abule), rezulton se:

Shoqëria “Ramental” sh.p.k.,, ka kryer blerje në subjekte të lidhura me interesat private të shtetasit Erion Veliaj dhe shtetases Ajola Xoxa, në vlerën totale prej 26,051,090 lekë

“Pra, vlera e përgjithshme e përfitimeve të parregullta të cilat janë realizuar në mënyrë fiktive përmes faturimit ose dhënies së shërbimeve kryesisht në formën e financimeve dhe sponsorizimeve nga subjekte të lidhura, në një mënyrë apo tjetër, me Bashkinë e Tiranës dhe me interesat private të shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, kap shifrën totale prej 115,759,688 lekësh” shkruan SPAK.

Image

 

ImageImage

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama lejon me ligj përdorimin e kokainës dhe heroinës në Kodin e ri Penal

Qeveria ka vendosur të dekriminalizojë përfundimisht përdorimin vetjak të lëndëve narkotike. Sipas ndryshimeve të reja …