Plarent Dervishaj ka qenë një prej krerëve kryesorë të bandave në Durrës në blerjen e votave për Rsmën.
Belgjika i ka kapur atij 4 ton kokainë.
Në media janë publikuar detaje nga dosja e grupit shqiptar të drogës që u godit pak ditë më parë nga SPAK.
Këtij grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt BE, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Në pranga ranë bosi i Cincos Ermir Ndreaj, dy biznesmenët Artur dhe Klevis Hoxhosmani, si dhe u lëshua masë e dytë sigurie për ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj, të dy në qeli edhe për dosjen ‘Plumbi i Artë’.
4 tonë kokainë iu sekuestrua grupit të Plaurent Dervishajt dhe biznesmenit Artur Hoxhosmani në Belgjikë më prill 2020.
Në dosje zbardhen edhe komunikimet mes tyre në SkyECC, ku Dervishaj dhe Hoxhosmani diskutojnë për një person ‘durrsaku’, i cili do tu trafikonte kokainën në Belgjikë.
“Jan kap 4 ton do jetë aty, e futën në skaner të gjitha anijet, 811 cop”, – shkruan Dervishaj.
Droga ishte fshehur ne paleta druri, por punonjwsit e portit kanë pasur dyshime dhe kanë kontrolluar mjetin e shoferit dhe e kanë pyetur për telefonin me të cilin ka komunikuar, por më pas e kanë lënë të largohej shoferin, ndaj dhe kanë shprehur dyshimet se kanë qenë duke e mbajtur nën vëzhgim.
Pjesë nga dosja
Në komunikimin e zhvilluara mes personave në hetim Artur Hoxhosmani dhe Plaurent Dervishaj, më datat 21-29.4.2020, evidentohej jo vetëm njohja e tyre por dhe përfshirja në aktivitetin e paligjshëm kriminal të trafikimit të narkotikëve. Gjatë komunikimeve, i hetuari Plaurent Dervishaj e pyet bashkëpunëtorin tjetër Artur Hoxhosmani për çmimin që mund të shkonte lënda narkotike që do dërgohej tek personi i thirrur “drrsaku” (i paidentifikuar), pasi do komunikojmë me një person në Brazil dhe shpresonte që të bënte ndonjë punë, por fillimisht do e provonte me një sasi të vogël lënde narkotike. Në vijim diskutojnë për detyrimet që i ka personi tjetër, momenti që duhej kërkuar shlyerja e detyrimeve dhe flasin për sasinë me lëndë narkotike të personit tjetër nën hetim Erion Alibej (Kumi).
Analizimi i komunikimeve të personave në tim rezulton se në të njëjtën ditë 28.4.2020, te heturit Artur Hoxhosmani i është sekuestruar në Belgjikë një sasi lënde narkotike, e kamufluar në të njëjtën mënyrë, në lëndë drusore, (fakt ky i atribuuar në episodin e dytë). Diskutojnë për sekuestrimin e sasisë prej 4 ton me lëndë narkotike të llojit kokainë dy ditë më parë komunikimit, e për rrjedhojë, sipas tij i kanë futur në skaner gjitha anijet, ku i hetuari Plaurent Dervishaj konfirmon sasinë prej 811 copë që ka patur në atë ngarkesë, por në momentin që drejtuesi i kamionit ka vajtur për të tërhequr “mallin” ka dyshuar në sjelljen e punonjësve të portit për shkak se i kanë dhënë urdhër që të shkonte në skaner, ndaj dhe në këtë moment sipas të hetuarit Plaurent Dervishaj, ka arritur që të hidhte telefonin me aplikacionin e platformës së enkriptuar Sky Ecc. Më pas, punonjësit e portit kanë kontrolluar mjetin e shoferit, dhe e kanë pyetur për telefonin me të cilin ka komunikuar, por më pas e kanë lënë të largohej shoferi, ndaj dhe kanë shprehur dyshimet se kanë qenë duke e mbajtur nën vëzhgim. Diskutojnë në vijim për vendin ku do e dërgonin ngarkesën, si dhe procedurat që ndërmerreshin nga autoritetet holandeze për lajmërimin kompanisë së transportit lidhur me dyshimet për praninë e lëndës markotike, dhe i thotë të hetuarit Artur që të mos shqetësohej pasi do e rikuperonin humbjen shumë shpejt. Për më tepër janë komunikimet si më poshtë:
Artur Hoxhosmani: Mos pyt vlla, e sigurt qe jan kap
Plaurent Dervishaj: Mos u merzit vlla ske ca me bo
Artur Hoxhosmani: Po sme ka shkrujt akoma po ka kry ouna dhe ajo
Plaurent Dervishaj: Jan kap 4 ton do jete aty, e futen ne skaner te gjithë anijet, 811 cop, ka shku shoferi me terheq e si ka pelyq sjellja, e ka hudh skain. I kan thon do shkojm ne skaner dhe i kan kontrollu makinen i kan thon ku ke tel tjetër. I ka thon skam tel vec ket, e kan lon shoferin me ik, besoj po e rujn. Tani besoj do e cojn ne kompani kutin e do presin do lajmoj kompania qe ka mall mren shtetin. Se as firmes nuk i kan komuniku gjo. Mos e vrit menjen tha se sjemi zero me tha. Do e rikuperojm shum shpejt tha./Zoom.al