Strazimiri: Radha në manualin e “Historia PPSH” është ndryshe…

Deputeti i zgjedhur i PD, Gent Strazimiri ka reaguar në lidhje me skandalin në Bashkinë Shkodër, ku kreu i saj, Benet Beci ka shkarkuar për arsye politike aktorin dhe gazetarin Simon Shkreli.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiri ironizon situatën, duke theksuar se ‘Partia’ ka zbuluar ‘grup anti-parti në art e kulturë’ ke teatri ‘Migjeni’, kjo u mor vesh se nuk qenka veç Simon Shkreli’.

‘Radha në manualin e “Historia PPSH” është ndryshe…Nejse, ndonjë nga shokët që mbulon sektorin e “luftës së klasave” do ketë ngatërruar faqen’, shkruan Strazimiri.

Postimi 

Që “Partia” ka zbuluar “grup anti-parti në art e kulturë” ke teatri “Migjeni”, kjo u mor vesh se nuk qenka veç Simon Shkreli 🤫!

Po pse pas zbulimit të “grupit armiqësor në sektorin e naftës” dhe para atij “në ekonomi” nuk po e kuptoj…🤔… Ndërkohë që ende nuk ka dalë asnjë “grup armiqësor në ushtri”…😕

Radha në manualin e “Historia PPSH” është ndryshe…🫤

Nejse, ndonjë nga shokët që mbulon sektorin e “luftës së klasave” do ketë ngatërruar faqen…🤦‍♂️

🖕Shkodra pozitive🖕

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …