Turizmi në pikiatë, 25% më pak se një vit më parë, Kosova ka braktisur Shqipërinë

Në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, ka ngritur shqetësimin për rënien e ndjeshme të turizmit bregdetar në Shqipëri, duke theksuar ndikimin e mungesës së turistëve kosovarë dhe konkurrencën në rritje nga vendet fqinje si Greqia.

“Në fakt, sipas raportit të bërë para disa ditëve nga INSTAT jemi diku ke 4.7% më shumë lëvizje të të huajve, por nga sondazhet që kemi bërë ne si shoqatë, të paktën jemi nga 2 mijë hotele, 360-380 jemi në grup, rezulton që turizmi i rërës dhe i detit është gati 25% më pak sesa një vit më parë.

Këto janë efekte që janë raportuar nga mesi i qershorit, që pretendonin se do të kishte punë dhe deri në tre javët e korrikut ku është e dukshme, pasi mund të hysh për të pronetuar një hotel në jug apo dhe në pjesën bregdetare dhe gjen akoma vende të lira, gjen oferta me ulje 20-15% ndërkohë që nuk ka ndodhur herë tjetër.

Dihet që dhe një nga efektet është dhe mungesa e turizmit kozovar të shtresës së mesme dhe të shtresës që kanë mundësi financiare.

Ne duhet të përgatiteshim seriozisht për këtë situatë, jo thjesht se turizmi kosovës nuk do të jetë determinant në Shqipëri, por mundësia në vitet e para për të eksploruar është shumë më e madhe sesa ndjenja patriotike për ti bërë pushimet në Shqipëri.

Mos harrojmë që nuk konkurojmë dot me rajonin. Greqia ka bërë një lëvizje të jashtëzakonshme duke e luhatur këtë situatë. Ka rikonstruktuar një pjesë të mirë të hoteleve apo resorteve. Ka krijuar një sistem apartamentesh dhe vilash që ata e kanë pasur prej 70′ dhe kanë çmime konkuruese. Plazhin, detin është e pamundur ta konkurosh dhe kjo ka bërë që një pjesë e mirë e Kosovës të largohet”, u shpreh Topuzi.

About Krye Redaktor

Check Also

Për të marrë një leje ndërtimi në Bashki firmat duhet të paguanin në kompanitë e Ajolës së Veliajt

Për të marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës firmat duhet te paguanin shumën …