Në prag të zgjedhjeve të 2025-ës, sipas një dokumenti i brendshëm të publikuar sot nga kryetari i PD-së, Sali Berisham, hedh dritë mbi një rrjet klientelist të ngritur nga struktura të Partisë Socialiste, nën drejtimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Punësimet në administratë rezultojnë të jenë përdorur si mjet presioni dhe shpërblimi në funksion të fushatës elektorale, në shkelje flagrante të ligjit dhe etikës publike.
Dokumenti, i ndarë në tabela përmban emra të punësuarve, institucionet ku janë sistemuar, kontekstin elektoral të emërimeve, si dhe kolona që tregojnë nëse punësimi është kryer dhe në çfarë rrethanash.
Sipas të dhënave tgë dokumentit të analizuar tregohet se si realisht ka ndodhur në zgjedhjet e 11 majit: administrata publike është kthyer në mjet për të shpërblyer mbështetësit e PS-së dhe për të manipuluar procesin zgjedhor.
Në qendër të skemës shfaqet një rrjet punësimesh që përfshin institucione shtetërore si:
Bashkia e Fierit.
Institucionet në varësi të bashkisë së Fierit.
OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike)
Spitale dhe qendra shëndetësore
Albpetrol
Shkolla dhe institucione arsimore publike, si kopështe dhe qerdhe
Burgu i Fierit dhe të tjera institucione shtetërore në këtë qark.
Punësimet në lista janë shoqëruar gjithmonë me shënime si: ‘ka dhënë kontribut në fushatë’, ‘ka garantuar vota për PS’, ‘është propozuar nga struktura e Ballukut’, ose ‘është përfshirë në organizimin e fushatës’.
Belinda Balluku ka drejtuar strukturat e PS-së në Fier në zgjedhjet e fundit.
Në dokumentin e bërë publik nga kryedemokrati Sali Berisha, përmenden raste ku emërimet janë bërë ‘me mbështetjen e zyrës së Ballukut’ ose janë aprovuar pas ‘konfirmimit të përfshirjes në fushatë’.
Kjo sugjeron një kapje të thellë të administratës, ku emërimet nuk bëhen më nga institucionet përgjegjëse apo përmes konkurseve zyrtare, por përmes ndërhyrjes politike të drejtpërdrejtë nga lart.
Sipas dokumenteve të bëra publike
Një qytetare do të punësohej në OSHEE menjëherë pas fushatës sepse dokumenti shkruan se ‘ka qenë shumë aktive në zonën e saj dhe ka siguruar 2 familje votuese për PS’.
Një tjetër është do të sistemohej në administratën e bashkisë ‘pas aktivizimit në fushatë dhe pas dërgimit të listës së votuesve të bindur’.
Një individ është futur në Ujësjellës, me shënimin: ‘i besuar nga drejtuesit e zyrës së znj. Balluku, i ka mbajtur grupet zgjedhore’.
Këto janë shembuj të qartë të shpërdorimit të hapur të burimeve shtetërore dhe të kthimit të administratës publike në një mjet për qëllime elektorale, duke u kthyer në një ushtri elektorale për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.
Pikërisht këtë thekson dhe raporti i Komisionit Europiane; Ndarjen e shtetit nga partia.