Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shprehet i shqetësuar se institucionet publike në Shqipëri, po personalizohen nga titullarët politikë të rilindjes së Edi Ramës.
‘Dëshiroj t’ju informoj për një detaj që më ka rënë në sy gjatë përdorimit të portalit zyrtar E-Albania. Avatari që shfaqet si “sekretare virtuale” në këtë platformë më ngjason shumë me figurën publike të znj. Elisa Spiropali. Kjo më ka krijuar një ndjesi jo të këndshme, sidomos në kontekstin e një klime politike ku shpesh krijohet përshtypja se çdo institucion publik po personalizohet apo privatizohet në mënyrë simbolike’, shkruan qytetari.
Postimi
Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania.
Neveri dhe vetëm neveri!
📩Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
I nderuar doktor, ju përshëndes me respekt.
Dëshiroj t’ju informoj për një detaj që më ka rënë në sy gjatë përdorimit të portalit zyrtar E-Albania. Avatari që shfaqet si “sekretare virtuale” në këtë platformë më ngjason shumë me figurën publike të znj. Elisa Spiropali. Kjo më ka krijuar një ndjesi jo të këndshme, sidomos në kontekstin e një klime politike ku shpesh krijohet përshtypja se çdo institucion publik po personalizohet apo privatizohet në mënyrë simbolike.
Nga ndërtimi i pallatit në qendër të Tiranës me formë që përngjan me një portret, e deri te ky avatar që përngjan me një përfaqësuese politike — të gjitha këto elemente japin një mesazh të paqartë dhe mund të ndikojnë në perceptimin e publikut për institucionet shtetërore.
E bëj këtë vërejtje thjesht si qytetar që dëshiron një administratë publike sa më neutrale dhe përfaqësuese për të gjithë.
Me respekt dhe dëshirë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve publike.
Gazeta RD
