PS në traditën e komunistëve: Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Fecorr Shehun etj. nuk i dënuan për vrasjet e shqiptarëve, por për puç kundër Enverit apo veprimtari antiparti. Edhe Veliajn nuk e hetojnë as për inceneratorin, as për Teatrin Kombëtar, as për Ardit Gjoklajn apo marrëveshjen me Migliorazin, por për puç ndaj Ramës dhe i nxjerrin faturat e ajolës.
Veliaj shkruante sot se SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje për inceneratorin e Tiranës, kur janë vjedhur 200 milionë euro dhe nuk ekziston asnjë tullë inceneratori! SPAK nuk guxon të hetojë ku shkuan paratë, se duhet të burgosë Edi Ramën dhe nuk ka këllqe, por që ka shkelje dhe janë të tmerrshme, as nuk diskutohet, se donin t’ia ngopnin Arben Ahmetajt, pse shënoi “no comment” në procedurën problematike të inceneratorit pas 4 herë refuzimesh!!!
Ka grabitur tagrat e këshillit të qarkut dhe këshillit bashkiak, ka dyfishuar taksat e qytetarëve për ujin dhe po aq për mbetjet, ka krijuar monopol të Klodianëve për çdo mbetje në Sharrë, bile edhe për dherat, dhe ndonëse ka dhënë qindra milionë euro nga paratë tona, prapë as nuk e ka monitoruar fare se e kthyen në monopol të vet dhe Edi Ramës, ndaj nuk guxon SPAK të shprehet. Blendi Klosi u hoq nga ministër se guxoi të jepte leje për depozitim dheu edhe tjetërkund. Se duhej të ishin monopol dherat. Por sa herë del Edi Rama, shërbëtorët e tij në SPAK (njëlloj si Aranit Çela para 50 vitesh) kthehen në idiotë të dobishëm e kinse nuk kuptojnë fare “krimet intelektuale”.
Por nuk guxojnë të hetojnë as Bolinon dhe lidhjet me mafien e plehrave dhe as mënyrën sesi vëllai ndante milionat për reklama!!! Aty del sesi pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliajt detyronte bizneset të paguanin tek të përzgjedhurit e tyre, si të ndahen paratë në varësi të lëpirjes ndaj pushtetit. Ndaj do vazhdojmë të lexojmë bëma me të brendshme për cirk, e jo kërkim të 200 milionëve të inceneratorëve dhe qindra milionë të tjera me reklamat sipas oreksit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Gazeta RD
