CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Dumani mbron krimin elektoral të Ramës: Sillni ju provat, pse duhet t’i gjejmë ne!

Altin Dumani amnistoi hapur krimin elektoral të Edi Ramës gjatë një diskutimi me gazetarët. Ai deklaroi se kallëzimet për blerjen e votës janë bërë kryesisht nga qytetarë dhe nga forcat politike.

Por Dumani u ankua se ata nuk po sjellin prova, ndërkohë që është detyra kryesore e SPAK dhe organit të akuzës që të gjejë provat e krimit elektoral.

“Për blerjen e votës, kallëzimet janë bërë nga forcat politike, shumica formale nuk shoqërohen me prova,” tha Dumani.

I pyetur nëse nga 39 dosjet që ka në dorë SPAK, a ka përfaqësues të mazhorancës, Dumani ‘lau gojën’ duke deklaruar: “Nuk kemi parë çfarë force politike përfaqësojnë, por kemi hetuar mbi baze të provave”.

Më tej, ai pranoi indirekt se edhe ato pak hetime që po bëhen për blerje votash, po zvarriten.

Kujtojmë se votat janë blerë masivisht nga mazhoranca, por në ato pak raste kur është hetuar, qëllimi dashakeq i Dumanit dhe SPAK ka qenë të ekspozojë opozitën si blerëse votash.

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …