Një tjetër akuzë ndaj Veliajt! Dumani: U zbulua tek dosja e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja

Një tjetër dosje po përpilohet për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  i marrë i pandehur me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të afërm të tyre pasi akuzohen se janë përfshirë në një skemë të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash përmes lejeve ndërtimi, pronave dhe OJF-ve të lidhura me Bashkinë e Tiranës.

“Ka një fraksion tjetër hetimor për Erion Veliajn. Po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani sot në një takim me gazetarët sot paradite por pa bërë të ditur se për çfarë bëhet fjalë

I pyetur në lidhje me akuzat e Veliajt Dumani pati një përgjigje shkurt: “Nuk kam ndërmend të lexoj pyetjet e të pandehurve dhe t’i përgjigjem. Ne reagojmë me akte. Kur institucioni e sheh të arsyeshme reagon në mënyre publike. Në raport me procesin ne i përgjigjemi nëse i pandehuri apo avokati sjell një kërkesë ose memo dhe aty vendosim ti marrim në konsideratë kërkesat e personit nën hetim.

Sa i takon aplikacionit Matrix, Dumani tha se, janë shfrytëzuar të dhwnat nga dosja e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja. ‘Vetëm kaq mund t’iu them”, shtoi ai.

A ka frikë nga politika për kufizim kompetencash?

SPAK është krijim i vullnetit politik dhe reforma në drejtësi me 140 vota. Nëse politika vendos që SPAK nuk është me i nevojshem apo ti kufizojmë kompetencat është e drejtë e tyre. SPAK u krijua dhe si vullnet i partnerëve ndërkombëtare dhe sot është partneri më i besueshem i partnereve ndërkombetarë”

Dosja e Veliajt

Më 23 korrik Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morri të pandehur 30 persona fizikë dhe juridikë, në kuadër të një hetimi të gjerë për korrupsion dhe pastrim parash në Bashkinë e Tiranës, ku në qendër të akuzave ndodhen kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Ndër të pandehurit është dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. SPAK i ka komunikuar akuzën zyrtarisht, duke e bërë atë pjesë të hetimit që përfshin gjithashtu zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe familjarë të Ajola Xoxës.

Të pandehur janë marrë Adela Kondakçiu dhe Flutur Xhani, Valmir Xoxa daja i Ajola Xoxes.

About Redaksia

Check Also

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?

Në Tiranë, më 10 tetor 2025, gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të Anketës Ndërkombëtare të …