Rasti i Sarandës/ Berisha: PD po bën sqarimet e duhura! Për çdo investim ligji detyron përfilljen e komunitetit

Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për miratimin nga Këshilli i Sarandës për dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik, në pronësi të dy biznesmenëve të lidhur me kryeministrin Rama.  Ai tha se, Partia Demokratike po bën sqarimet e duhura.

Sipas Berishës, çdo investim, ligji detyron që komuniteti dhe grupet e prekura në rastet e investimeve në projekte madhore të merren parasysh.

“Po, jam informuar për këtë zhvillim dhe kam kërkuar… deputetja e zonës po merr takim dhe do sqarojë gjer në fund sepse ky është një lajm mediesh dhe ne nuk i anashkalojmë lajmet.

Cilat janë, kush është biznesmeni, nuk e kam të qartë, në ç’kushte, në ç’rrethana, pra deputetja e zonës po merret me këtë problem dhe me kryesinë e PD…

…Tani, në transparencë nuk është normale, por duhet parë i gjithë konteksti, sepse thashë edhe njëherë, unë dje jam informuar për këtë nga mediat dhe kam kërkuar që të sqarohet përfundimisht si qëndron ky problem.

Natyrisht në çdo rrethanë dhe në çdo investim, ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar detyron dialogun me komunitetin, detyron përfilljen e komunitetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Binaj jep numrin e kontaktit/ Një lëvizje për ndryshim për ta shpëtuar Tiranën

Mesazhi: Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve …