Syzet e Noc Rrokut apo ato të Bamkës, cilat kushtojnë më shtrenjtë?

Kryeministri Edi Rama njihet për stilin e tij të veçantë dhe shpeshherë ekstravagant, veçanërisht për syzet me forma të pazakonta e me ngjyra, të cilat janë bërë pjesë e imazhit të tij publik. Sot, duke folur me tone kërcënuese për ata që zaptojnë hapësirat publike, doli në një video rrjetet sociale me një palë syze të kuqe. Vec imazhit, në kontrast të dukshëm me mesazhin, pyetjet në rrjet ishin se sa mund të kushtonin gjyslyket e tij.

Në pamje të parë, syzet që ai mban duken si modele të markave të njohura ndërkombëtare si, Theo Eyewear, Anne et Valentin apo Lindberg. Këto janë të gjitha marka elitare, të cilat ofrojnë modele unike, me ngjyra të forta dhe forma artistike.

Theo Eyewear, një markë belge e famshme për dizajnet e saj ekstravagante dhe format e pazakonta, ka modele që variojnë nga 400 deri në 700 euro.
Anne et Valentin, një tjetër markë e njohur franceze, që kombinon ngjyrat me stilin intelektual dhe të guximshëm, ofron modele në intervalin 350–600 euro.

Lindberg, marka daneze e njohur për elegancën dhe lehtësinë, ka linja të personalizuara që mund të arrijnë deri në 800 euro, veçanërisht për modelet e ngjyrosur dhe përpunim të veçantë.

Po t’i ketë blerë jashtë mund t’u zbritet “Tax Free” nga 30 në 50 euro, por nëse janë blerë në Shqipëri duhet që çmimeve t’u shtosh doganën 20%, trasportin dhe taksat e tjera, me një rritje minimalisht nga 100 në 200 euro.

Natyrisht, nuk ka një konfirmim zyrtar për markën dhe modelin e saktë të syzeve që kishte kreu i qeverisë në këtë dalje, por duke u bazuar në dizajnin, formën dhe ngjyrën e tyre karakteristike, ato përputhen shumë me modelet ikonike të markave të mësipërme.

Nëse janë vërtet syze nga një prej këtyre firmave, atëherë Edi Rama i ka syzet ndër më të shtrenjta në politikën shqiptare, pas Bamir Topit që i mban të markës “Maybach”. Ai i ka edhe më të dallueshmet, që edhe “i shkojnë formatit të tij”, siç do të thoshte në këtë rast edhe ish -presidenti Topi./Zoom

About Krye Redaktor

Check Also

Shifra dramatike/ Berisha: Çmimet e ushqimeve në Shqiperi, 118% më të larta se në vendet e BE

Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se çmimet e ushqimeve në Shqiopëri janë 118% më …