Strazimiri: Shit-blerja e votës është kthyer në normë dhe çmimi për blerjen e saj ka rënë!

Deputeti i zgjedhur Partisë Demokratike, Genc Strazimiri, ka akuzuar qeverinë shqiptare se po instalon një regjimi autoritar të ngjashëm me atë të Vladimir Putinit, por të maskuar me aleanca perëndimore.

Strazimiri tha se shoqëria shqiptare është dorëzuar, ndërsa vota është kthyer në mall që shitet për 50 euro.

“Ta refuzojmë këtë lloj putinizmi të veshur me petkun e NATO-s dhe të kthehemi të jemi njerëz të lirë. Është një shoqëri që për fat të keq është lodhur nga liria. E kishte lirinë, por nuk ishte e gatshme të sakrifikonte dhe luftonte për të. Kështu që gradualisht ajo edhe humbet,” u shpreh Strazimiri.

Sipas tij, shit-blerja e votës është kthyer në normë dhe degradimi ka qenë progresiv që nga viti 2013.

“Vota është blerë me minimalisht 50 euro. Nga zgjedhjet në zgjedhje çmimi për blerjen e votës ka rënë,” theksoi në A2CNN.

About Redaksia

Check Also

Kandidatja për “tepsinë” e Tiranës me 5 dosje penale në SPAK për 500 milionë Euro

Rama shpalli Ogerta Manastirliun, kandidate për Kryetare të Bashkisë-Tiranë, duke e vlerësuar “Shkëlqyer për përvojën” …