Gazetari i Veliajt: Ulsi Manja dhe SPAK kërkuan arrestimin tim

Gazetari i Veliajt, Mero Baze ka deklaruar në një shkrim të tij se “Ulsi Manja dhe SPAK kanë kërkuar që ta arrestojnë atë për mbrojtjen që I ka bërë ish-Kryetarit të Bashkisë, Veliaj.  Ai shigjeton edhe Ramën që sipas tij qëndronte pas këtij plani.

Reagimi i Bazes

Përpara skandalit të fundit të Ulsi Manjës, që i çoi 30 forca speciale për ta shoqëruar në 250 metra rrugë përballë burgut ku ishte klinika, dëgjova dhe lexova lajme që në fillim mu dukën përpjekje për t’u tallur. Në një prej tyre thuhej se Veliaj nuk është i sëmurë por do shkojë në spital se do të takojë Mero Bazen. Këtë e boton portali i një fundërine që mburret gjithe diten që pi kafe me Dumanin dhe Olsi Dadon si dhe një TV që është sekuestruar ngaqë pronari është trafikant droge, por qeveria dhe Ulsi Manja nuk guxon të shkojë t’i marrë çelësat dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Ky pra, që i dërgon 30 policë një ish-kolegut të tij në burg për ta terrorizuar, Ylli Ndroqit nuk guxon t’i çojë një përmbarues t’i marrë çelësat e pronave që i ka sekuestruar shteti, për të mos thënë që bën pazare me të.

Pas aksionit, disa miq të mi më thanë se jo vetëm Ulsiu, por dhe Olsi Dado, ishte bërë gati të më “arrestonte” po të më gjente në spital.Pastaj më thanë se vet Ulsiu ja ka raprtuar këtë kryeministrit dhe disa ministrave se “ishte e detyruar të çonte forcat speciale” se ai do takonte Mero Bazen. Vetëm unë nuk e dija që Veliaj do shkonte në spital dhe që unë do shkoja ta takoja.

Kjo çmenduri e ushqyer nga mashtrues ordinerë, që për fat të keq janë dhe ministra, vjen e gjitha nga fakti që janë vegla të një mekanizmi përsekutimi politik ndaj një njeriu të pafajshëm, tashmë që është në burg dhe shpikin arsye pse kanë mobilizuar forca policore. Unë as kam bërë ndonjë kërkesë të takoj Erion Veliajn dhe as më duhet ta takoj, se nuk kam ndonjë hall për të sqaruar me të. Shokët dhe miqtë e tij në qeveri, po i ka marrë malli, le t’i marrin leje Ulsiut. Por shpifje të tilla për të justifikuar linçimin ndaj tij, janë të neveritshme dhe burojnë nga ligësia e epsheve të pushtetit ndaj një njeriu që tani është në burg.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …