Skandali/ Del dokumenti si ministri i Ramës kërcënoi OSBE/ODIHR për zgjedhjet

Denoncimi i Berishës

Farsa elektorale e 11 majit 2025 është procesi elektoral më i shëmtuar në 32 vite pas rënies së Perdes së Hekurt. Është procesi më i diskredituar. Është procesi më i korruptuar. Këtu në mënyrë të vazhdueshme kemi paraqitur qindra fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme të përdorimit të mbi 1 miliard e 20 milionë euro para të buxhetit me qëllim blerjen dhe influencën e votës. Të organizimit të mbi 4 mijë e 500 aktiviteteve më shumë se tre vite të tjera të marra së bashku, në 4 muajt e fundit para zgjedhjeve, të ndaluara me ligj. Të gjysëm miliardi prokurime të ndaluara me ligj para zgjedhjeve. Të armatosjes së terroristëve elektoralë patronazhistë me të dhënat e qytetarëve për t’i mikluar dhe kërcënuar ata. Firmosjen e licencave për mbjelljen e kanabisit në përmasa 140 herë më të mëdha se sa ç’parashikon ligji. Kemi paraqitur para jush manipulimin ekstrem të votës së diasporës. Por ju jeni dëshmitarë se këtu, nga kjo sallë, nga Parlamenti Europian dhe asambleja parlamentare e OSBE, kam denoncuar me forcën më të madhe këcënimet, presionet e Edi Ramës dhe ministrit Igli Hasani ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë me qëllim që ata të ndryshojnë raportin. Siç unë u kam njoftuar, laptopi po bën transparencë të madhe. Këtu para jush kam sjellë sot letrën kërcënuese që ministri i jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejton me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lider i misionit afatshkurtër të OSBE-së. Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it. Zotit Bjorn Soder, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE. Zoti Simone Billi, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës. Dhe zotit Michael Gahler, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian. Shikoni çfarë banditizmi, sapo kanë lëshuar komunikatën, atyre iu drejtohet kjo letër. Pas kortezisë, në letër thuhet: ‘Lidhur me deklaratën e gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake, dua t’ju përcjell pritshmërinë që këto raporte të pasqyrojnë me saktësi realitetet e observuara në terren gjatë procesit elektoral’. Dhe vazhdon: ‘Në këtë drejtim, dua të shpreh shqetësimin serioz (imagjinoni ju çfarë mafiozësh janë këta, ata sa e kanë lexuar raportin, dhe ky sikur t’ua ketë marrë kopjen para) lidhur me paragrafin hyrës të deklaratës, në të cilin bëhet një paraqitje thellësisht negative në pikëpamjen tonë dhe e pabalancuar e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025’.

About Krye Redaktor

Check Also

PD dhe opozita me kandidatë të pavarur në të 6 bashkitë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se për të 6 bashkitë që do të mbajnë …