Incident diplomatik//Rama ka thirrur në takim dhe ka kërcënuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për zgjedhjet

Kryetari i opozitës, Berisha ka denonuar sot një skandal dhe incident të rëndë diplomatik. Berisha deklaroi sot se Rama ka thirrur në takim dhe ka kërcënuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet. “Të njëjtën gjë ka bërë edhe ministri i Jashtëm, Igli Hsani”, deklaroi Berisha.

Në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me një skandal, por me një incident diplomatik të rëndë.

Berisha nuk dha emra se cilët përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar janë thirrur dhe kërcënuar nga Rama, por ai la të kuptohej se ka informacion të plotë në lidhje me këtë skandal. Berisha e bëri deklaratën në përgjigje të pyetjes së gazetarit që kërkoi të dinte nëse Kryetari i PD ka informacion për raste të tjera të presionit të Ramës ndaj vëzhguesve të OSBE/ODIHR pas letrës së ministrit të Jashtëm që është bërë publike nga Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Si e zbuloi SPAK apartamentin luksoz të Mirlinda Karçanajt në Tiranë

Një metodë hetimore e avancuar duket se ka qenë kyçe për SPAK në zbardhjen e …