Narco-Euro dhe çmimet stratosferike në turizëm/ Synohet pastrimi parave jo rritja e turistëve

Deklarata e Kryetarit të PD, Sali Berisha

Efekti i narko-euros, efekti si toksinë apo efekti toksik i saj, nuk kufizohet vetëm me kursin e shkëmbimit.
Jo, narkoeuro bëri që të falimentojnë qindra mijëra sipërmarrje prodhimi dhe eksporti në Shqipëri në të gjitha fushat.
Dhe kjo është e konfirmuar tashmë nga Instituti i Statistikave të narkoqeverisë.
Ky institut dëshmon për rënie dyshifrore të eksporteve nga viti në vit.
Sot, në dyqanet e shqiptarëve, 80 përqind e frutave, zarzavateve dhe ushqimeve janë të importuara.
Kjo bëri që ushqimet në Shqipëri të jenë 17 përqind më të larta se në BE.
Kjo bëri që çmimet në lokalet, restorantet, baret e vendit, automatikisht të rriten dhe të jenë më të larta se në mesataren e BE.
Kjo bëri që familjet shqiptare të detyrohen të shpenzojnë shumë më tepër për ushqimin, por njëherazi edhe turistët që sistemohen në apartamente sepse gatimi u del shumë i kushtueshëm me ushqimet që blejnë.
Të fshehësh narkoeuron si toksinë e turizmit dhe ekonomisë shqiptare, bëhesh bashkëfajtor me narkosit dhe narkoshtetin.
Nuk është vetëm kjo, ka një mekanizëm të tretë se si narkoeuro, toksinë e turizmit, po e dëmton në mënyrë të pariparueshme turizmin në Shqipëri.
Narkost, këta lejtnantë të regjimit, që ndërtojnë resorte, hotele, restorante ultraluksoze, nuk kanë qëllim kryesor fitimin me investimin e tyre.
Qëllimi i tyre më madhor është larja e parave të krimit të tyre.
Ata vendosin çmime nga më absurdet.
Ata deformuan në mënyrë të pamëshirë turizmin shqiptar me shezlonge nga 100 gjer në 500 euro. Me kabana gjer në 2 mijë, 4 mijë euro.
E bënë famëzi. I bënë famëzeza brigjet e Shqipërisë.
Edhe njëherë, këta qëllimin madhor e kanë larjen e kontejnerëve me euro që fusin në Shqipëri.

About Krye Redaktor

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …