Presioni i Ramës ndaj OSBE/ODIHR, Berisha i përgjigjet Hasanit…

Kryetari i PD, Berisha e akuzoi ministrin e Jashtëm, Hasanin si një “narko-ministër” dhe “avokat të farsës elektorale”, duke e cilësuar këtë veprim si provë të qartë se shteti dhe partia janë një në Shqipëri.

Sipas tij, një komunikim i tillë i takonte opozitës, jo Ministrisë së Jashtme.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025.

Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?

Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë.

Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.

Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar.

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Edi Rama vendosi të vazhdojë traditën për t’iu fshehur përballjes, për t’i ikur llogaridhënies!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur pwr diskutimet në mbledhjen e …