Vrasësi që plagosi dy qytetarë në atentat merr mandatin, Rama nuk ndahet nga kriminelët

Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgjedhur në Parlamentin e ardhshëm, ka dy dosje të rënda penale, për të cilat po hetohen intensivisht nga SPAK-u. Ish-gardisti i 21 janarit, Agron Malaj, gjithashtu rezulton se është dënuar në dy raste, një prej të cilave në vitin 1999 nga Gjykata e Matit.

Në vitin 1999, Agron Malaj, atë kohë 19 vjeç, së bashku me E. D., janë arrestuar për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Të plagosur kanë mbetur B. B. dhe A. GJ. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një grindjeje, Agron Malaj ka qëlluar në drejtim të shtetasit B. B. dhe A. Gj.

CNA ka publikuar vendimin e Gjykatës së Matit, në vitin 1999, ku për Agron Malajn dhe E. D., prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtor për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, respektivisht me 10 dhe 4 muaj burg. Ndërsa sa i përket akuzës për plagosje me dashje, prokuroria kërkoi që Malaj dhe E. D. të shpallen të pafajshëm.

About Krye Redaktor

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …