Regjim Rama-Dumani/ Berisha: Altin Troplini do përgjigjet deri në një për krimin elektoral

Z.Berisha, shpërblimet janë të ndaluara me kod zgjedhor gjatë fushatës elektorale, a do të ishin prova të mjaftueshme marrja e këtyre vendimeve nga institucionet, si SPAK, përshembull?

Berisha: Për çdo gjykatës, për çdo prokuror, me minimumit e integritetit dhe dinjitetit profesional dhe njerëzor, këto do ishin superprova, po këto nuk janë për Altin Troplinin.

Nuk janë për kreun e Skapit, i cili është një mercenar i Edi Ramës, i cili me amnistinë e dosjeve 184 dhe 339 shtroi platformën ligjore të drejtësisë së kapur, firmosi licencat në një akt kriminal për vazhdimin e praktikave antikushtetuese, antiligjore në qëndrimin ndaj votës së qytetarëve shqiptarë.

Unë i kam denoncuar Altin Troplinin që në atë kohë dhe e garantoj se do japë llogari gjer në një për këto qëndrime kriminale, antikushtetuese që mban ndaj krimit masiv elektoral të qeverisë, me të cilat ai mbron karrigen e tij, pasuritë e tij, mbron tre apartamentet me rrogë shteti si i vetmi zyrtar në Shqipëri.

Mbron rrogën prej mercenari.

Shqiptarët duhet ta dinë se asnjë prokuror në Ballkan, në rajon, asnjë prokuror, edhe në vendet ku rrogat janë tre-katër herë më të larta se në Shqipëri, nuk merr rrogën e Altin Troplinit.

Pra, është pikërisht ky avokat i krimit elektoral pas Edi Ramës, përgjegjësi më kryesor për farsën elektorale

About Krye Redaktor

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …