Regjimi pushton News24

News24 është pushtuar sot nga regjimi.

Policia ka rrethuar kete mengjes godinën e Neës24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.

Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend.

Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie.

Ngjarja e sotme shënon një precedent të rrezikshëm për shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Vjedhjet që kalojnë nga Turqia/ Pacolli: Mesazhi që biznesmeni turk mori nga Presidenca e Erdogan

E njëjta skemë si në rastin e Tunelit të Llogarasë ashtu edhe në Aeroportin e …