Zgjohet Avokati i Popullit: Shkelje e të drejtave të njeriut me arrestimin e Metës

Kjo është një nga gjetjet e Avokatit të Popullit, në një raport konfidencial që Top Channel pati mundësi ta shikojë dhe që do t’i jepet me sugjerimet përkatëse Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se gjatë arrestimit të ish-presidentit, ka shkelje të të drejtave të njeriut  pasi sikurse është vërejtur, në momentin e parë duhet t’i vendosej në dispozicion vendimi i gjykatës, pra të informohej për masën e arrestit si dhe t’i rezervohej e drejta e një telefonate, pra me avokatin.

Por, policia nuk ka pasur kamera trupi që të provojnë versionin që këmbëngulin, ndaj merret i vërtetë versioni i pretendentit, në këtë rast besohet Ilir Meta.

Gjetjet e tjera të Avokatit lidhen me përdorimin e jelekut, një shenjë dalluese, e cila konstatohet se ishte e shkruar policia vetëm në kurrizin e oficerëve dhe jo përpara, ç’ka do të informonte të dyshuarin për operacionin, si edhe për prezencën e forcave operacionale, të cilat aktivizohen vetëm në rast të rrezikshmërisë së shtetasit që do të arrestohet

Në këtë rast, i arrestuari konsiderohet se nuk ishte i rrezikshmërisë së lartë përsa kohë i është përgjigjur ftesave të SPAK dhe është treguar i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë.

Shkelje e të drejtave është konsideruar edhe shoqërimi i Atemis Pecës, që ishte në të njëjtin mjet me Metën. Për të, konstatohet se është mbajtur me pranga në ambientet e drejtorisë, pa qenë e nevojshme.

Ilir Meta, ndonëse nuk është dërguar në dhomat e shoqërimit, rezulton nga kontrolli i Avokatit të Popullit se emri i tij u regjistrua në sistem dy orë me vonesë.

About Krye Redaktor

Check Also

37 vjetori i varjes së poetit Havzi Nela, Berisha: Apel që njeriu të ngadhnjejë mbi antinjeriun

Sali BERISHA Të dashur miq, letrat shqipe dhe mbarë kombi shqiptar përulen sot me nderimin …