Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka denoncuar atë që e quajti “turizmi i tritolit”, duke iu referuar shpërthimeve të ndodhura në Orikum me 32 kilogramë tritol në kulmin e sezonit turistik.
Sipas tij, kjo ngjarje nuk është gjë tjetër veçse një akt i rëndë terrori psikologjik ndaj banorëve dhe turistëve, i orkestruar nga kryeministri Edi Rama, të cilin Berisha e akuzon për veprime të motivuara nga urrejtja dhe dufet personale.
“Mariglen, unë sapo e mësova bëra një denoncim. Por, nuk arrita të marr një informacion, se sot në mëngjes u njoha mne këtë lajm, me njëherë e denoncova turizmin e tritolit të një njeriu të shfazuar që, u ofron banorëve të Orikumit, dhe keni parasysh një qytezë është Orikumi, dhe pushuesve që mund të jenë aty, iu ofron terrorin e 32 kilogramëve tritol, pluhurin, zhurmën në kulmin e turizmit.
Këtë, mund ta bëjë vetëm një njeri që quhet Ramaduro. Një njeri që, nuk ka asnjë parim, asnjë normë përveç dufeve, shpërthimeve të tij shpirtërore. Se si mund të ti një qytet, e kam hedhur edhe aty. Se si mund të zgjosh një qytezë të tërë dhe fillojnë ditën, fillojnë pushimet, me një shpërthim të atillë, duke iu prerë dhe dritat, duke krijuar një situatë lufte, këtë mund ta bëjë vetëm Ramaduro, askush tjetër.
Nuk di se e kujt është, do pyes, do të informohem, padiskutim, nuk kam arritur por, u kujdo që të ishte dhe çfarëdo që të ishte, ajo nuk mund të bëhej kurrë jnë ditë në atë qytet. Ajo mund të bëhej në vjeshtë në qoftë se kishte çdo komision të shkelur, e me radhë. Por ky, është një njeri që udhëhiqet nga urrejtja.
Ne e denoncuam se, kishim të dhëna të sigurta se, ato që bëri në Theth ishin politikisht të motivuara, për arsye se, pikërisht, ajo zonë kishte votuar me shumicë për PD, megjithëse ky, kishte shkuar dhe i kishte, si të thuash, mikluar, që të vijnë të investojnë bijtë e tyre, të jetojnë këtu me radhë e me radhë. Nuk mori votat, ka bërë në Theth atë që nuk e ka bërë kush kurrë.
Domethënë, në historinë e Thethit, një rrënim të atillë, Thethit nuk ia ka bërë asnjë hordhi, asnjë pushtues. Kanë tentuar serbët, por janë kthyer në kufoma. Thethi rrafshohet për herë të parë nga një armik i betuar i Thethit, i Shkodrës, i veriut, i Kosovës, që e ka emrin Edi Rama. Kjo është e vërteta.
Po unë, kudo që të ndodhte ajo, e dënoj njëlloj. Edhe në Orikum, e dënoj njëlloj.
Cilido që të jetë ajo. Unë, kam respekt për banorët, respekt për turistët. Duhet të jetë i çmendur nga urrejtja. Kënaqësitë e tij duket se vijnë vetëm nga shkatërrimet. Njeri i degraduar totalisht nga krimi”, tha Berisha.