Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar me tone të ashpra pas zaptimit të ambienteve të News24 dhe konfiskimit të pajisjeve të saj të punës. Ajo akuzon drejtpërdrejt ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për veprim
“Dosjet e mia, që kanë shumë sekrete brenda dhe me të cilat po punoja, kompjuterin tim dhe çdo pajisje tjetër që më nevojitet për të ushtruar profesionin, janë konfiskuar në mënyrë arbitrare nga Ard Veliu,” shkruan Lala, duke e ironizuar atë me pseudonimin “Kambale”, siç sipas saj e thërrisnin vetë policët.
“Meqë dosjet i ke konfiskuar, lexoji se mbase gjen edhe emrin tënd!” mbyll reagimin e saj Lala, duke nënvizuar se materialet e sekuestruara përmbajnë prova të rëndësishme nga investigimet e saj mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Reagimi i Klodiana Lalës:
Dosjet e mia, qe kane shume sekrete brenda, me te cilat po punoja, kompjuterin tim e cdo pajisje tjeter qe me nevojitet per te ushtruar profesionin jane konfiskuar ne menyre arbitrare nga Ard Veliu. Po e quaj Kambale sic e therrisnin policet, shume prej te cileve iu shkaterroi karrierren. Kambalen do mbaj mend si shoferin personal te Eskobarit, si kryepolicin qe perdori foton e nje skenari filmi per te denigruar nje grua, djalin e te cilit e kishte dhunuar policia. Si njeriun e skandalit te gradave dhe sherbetorin e verber te pushtetit. Meqe dosjet i ke konfiskuar, lexoji se mbase gjen dhe emrin tend!