Gazetaret e Focus Media Group dhe Shoqëria Civile kanë dalë në protestë para godinës së bllokuar të News24 nga policia prej tashmë tre ditësh.
Protesta nisi me fjalime të punonjësve të News 24, të cilët kanë deklaruar se ndërpreja e sinjalit të këtij televizioni cenon fjalën e lirë.
Gazetari Osman Stafa u shpreh se janë 230 punonjës që prej 3 ditësh nuk hyjnë në zyrat e tyre.
Stafa theksoi se zgjedhja e godinave ku ndodhet Neës24 dhe Panorama TV ishte e qëllimtë për ngritjen e fabrikës së armëve.
“Neës24 prej 3 ditësh nuk transmeton. Janë 230 punonjës që prej 3 ditësh nuk hyjnë në zyrë. Gazetari nuk ka armë në dorë, por mikrofon. I ka hapur dyert cdo problematike të qytetarëve, Neës24 ka denoncuar moment pas momenti edhe ngjarjet korruptive që janë të shumta në Shqipëri.
Kjo është e qëllimtë, po ndodh sepse News24 nuk qëndron në linjën që qeveria kërkon. Me një vendim pa paralajmërim gjendemi përballë faktit të kryer dilni jashtë”, tha Stafa.
Ndërsa drejtoresha e Neës24 Anila Jole, ka deklaruar se tronditja e saj është jo vetëm profesionale, por edhe personale.
“Kam parë këtë televizion të rritet dhe të bëhet më i besueshëm për shqiptarët. Kurrë nuk e mendova se dita e fundit e punës time do të ishte në këtë mënyrë,” tha ajo ne protestën e organizuara para godinës se uzurpuar.
Myzyraj: Rasti i News24 mund t’i ndodhë edhe mediave të tjera
Po ashtu fjalim mbajti edhe kreu i AGSH, Isa Myzyraj, i cili tha se News24 nuk është e para që përballet me këtë situatë, por s’do të jetë as e fundit
“News24 nuk është e para që përballet me këtë situatë, por s’do të jetë as e fundit.
IKMT, Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e përfshira të ndalojnë veprimet që sjellin pasoja për televizionin.
Sot jemi këtu për tu solidaruar me kolegët dhe me cdo koleg që përballet nesër me këtë situate. Ne do ta vazhdojmë këtë rezistencë. Kolegët e Neës24 nuk janë vetëm.
Sot është Neës24, kush do e mendonte se media më e madhe informative në vend do të përballej me police e ushtarë. Kushdo që mundohet ta sfumojë nesër do përballet me police në redaksitë e tyre”, tha ai.
Klodiana Lala: News24 do të ringrihet
Gazetarja Klodiana Lala, në protestën para godinës së News24, theksoi “do ta ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policisë”.
Ajo shtoi se sot ishte radha e News24 dhe nesër do të jetë radha e një televizioni tjetër.
Klodiana Lala: News24 është një histori suksesi. Ne jemi këtu sepse o ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policies. Gazetaria është mison.
Jam dëshmitare prej 19 vitesh se si janë përcuar lajmet në këtë redaksi, kemi qenë aty ku ngjarja ka ndodhur. News24 do të jetë për të raportuar cdo detaj për qytetarët.
Sot ishte radha e News24, nesër do të jetë radha diku tjetër, New24 është histori që do vijojë, s’ka police e ushtarë të na ndalojë. Publiku sërish do kthejë televizionin tek News24.