Berisha: Rrrëmbehen në News24 dosjet investigative të lidhjeve me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas sekuestrimit të dosjeve të gazetarëve investigativë në zyrat e televizionit News24 nga Policia Ushtarake dhe Policia e Shtetit gjatë pasdites së sotme.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se, Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në News 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!

Postimi i plotë

Një krim i shëmtuar!

Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në News 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!

Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit.

Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale të Ramaduros, kreu i organizatës kriminale më të fuqishme në rajon dhe Europë.

About Redaksia

Check Also

Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: I çova mesazh ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Xath të …