Dy netë më parë, në qytetin e vogël të Përmetit u mbajt festivali “Nona”, ku të pranishme ishin edhe dy ministret e Edi Ramës, Mirela Kumbaro dhe Belinda Balluku. Po ashtu, ishin ftuar për të performuar në skenë edhe disa këngëtarë, ku nuk dihet se sa ka qenë pagesa për ta.
Mirela Kumbaro dhe Belinda Balluku nuk e lanë rastin pa e shfrytëzuar për propagandë, duke hedhur në rrjetet social foto duke u “zgërdhirë” me gratë që kishin dalë aty për të shitur.

Po ashtu, një foto tjetër që tërhoqi vëmendje ishte e këngëtares Çiljeta Xhilaga. Kjo e fundit e ka lëndë prej vitesh muzikën, teksa kohët e fundit iu është futur biznesit të petullave.
Çiljeta njihet dhe si një artiste e afërt me politikanët, ku në kohën e PD-së në pushtet njihet si një mbështetëse e fortë e Sali Berishës, por pasi ky i fundit ra nga pushteti, ajo kaloi duke bërë në çdo palë zgjedhje propagndë për Erion Veliaj.
Madje Çiljeta shkoi edhe në protestën e mbajtur para SPAK-ut në kohën kur Erion Veliaj u arrestua nga Prokuroria e Posaçme. E me Veliajn “të harruar” prej muajsh në qeli, Çiljeta mbrëmjen e djeshme sapo pa Ballukun, shkoi me vrap për t’ia hedhur dorën në qafë dhe për të bërë një video me dy ministret e Ramës. Balluku njihet si një kundërshtarë e Erion Veliajt brenda kampit të PS-së.
Ndërkohë, nga festivali “Nona”, një video është bërë virale në rrjetin social TikTok, e cila tregon se është regjistruar edhe një incident. Anxhela Peristeri, teksa ka qenë duke performuar në skenë është goditur me një kanaçe nga një fëmijë.
Në video shfaqet gazetari Bledi Mane, i cili i revoltuar për incidentin, paralajmëron mbylljen e koncertit, që sipas tij, ka kushtuar 100 mijë euro.
Pyetja që shtrohet është se për kë kanë shkuar këto 100 mijë euro, se aty nuk ndodheshin këngpëtarë me famë botërore për të performuar.