Berisha: Ardi Veliu zbatoi urdhërin e Ramës për të plaçkitur laptopët ku ndodhen dosjet e Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës e qeveritarëve të korruptuar

Lideri i opozitës, Sali Berisha, thekson se veprimet e fundit të policisë, të udhëhequra nga Ardi Veliu, janë një vazhdimësi e një akti kriminal të urdhëruar drejtpërdrejt nga Kryeministri Edi Rama.
Ai akuzon Ramën se ka përdorur organet e rendit për të plaçkitur kompjuterët dhe laptopët e gazetarëve, ku ndodhen dosje të kriminelëve të lartë të qeverisë, si Olsi Rama, Taulant Balla dhe Lubi Balluku.
“Kurse urdhëri i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, urdhëri i Edi Ramës i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, për të plaçkitur dhe rrëmbyer kompjuterat dhe laptopët e gazetarëve ku janë dosjet e Edi Ramës, dosjet kriminale të Edi Ramës.
Janë dosjet kriminale të Olsi Ramës.
Janë dosjet kriminale të Lubi Ballukut, të Taulant Ballës dhe qeveritarëve të tjerë. Është një akt i shëmtuar antikushtetues.
Është një akt direkt i drejtuar nga Edi Rama, është një përsëritje e aktit të Altin Troplinit ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno, që si bandit i rrëmbeu kompjuterin dhe telefonin dhe e mori peng, duke shkelur çdo normë.
Pra unë mora vetëm këto elementë të ndërlidhur, por natyrisht sot Shqipëria kurrë nuk do të ishte në mëshirën e flakëve nëqoftëse narkoqeveria nuk do të ishte një plaçkitëse e madhe e shqiptarëve.
Unë jam këtu për të falënderuar dhe shpreh solidaritetin tim më të madh, para të gjithë atyre shqiptarëve zjarrfikës, apo në funksione të tjera dhe qytetarë, që u përballën me flakë dhe zjarret në kushtet më të vështira.
Falënderoj gjithashtu misionet e ardhura nga BE-ja dhe vendet partnere të cilat po luftojnë zjarrin krah për krah me banorët në zonat e vendit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Binaj jep numrin e kontaktit/ Një lëvizje për ndryshim për ta shpëtuar Tiranën

Mesazhi: Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve …