Gazetari: Rama dha 4.3 milion euro për projektin e qejfit, la Shqipërinë pa avionë zjarrfikës!

Gazetari Osman Stafa, në një postim të tij në Facebook, shkruan se situata me zjarret që përfshijnë Shqipërinë çdo vit është një dështim i thellë i shtetit dhe i Kryeministrit Edi Rama.
Ai thekson se ndërsa Shqipëria vazhdon të digjet çdo verë dhe ushtarët e zjarrfikësit janë të lodhur nga orët e gjata të punës, qeveria është e paaftë të ofrojë mbështetje të duhur për të shuar këto flakë shkatërruese.

Postimi

FLAKËT, RAMA, KOPSHTI EDEN, SATELITËT
Ndërsa Shqipëria digjet çdo verë, ndërsa ushtarët e zjarrfikësit flenë përtokë nga lodhja pas orëve të gjata në terren, Kryeministri Edi Rama e ka lënë vendin në mëshirën e zjarreve, pa asnjë avion modern për t’i shuar.
Dhe po të shohësh reagimin e Kryeministrit Edi Rama, është qesharak, tallës, ndaj shqiptarëve, ndaj atyre që u janë djegur kullotat, pemët, shtëpitë, etj. Është tallës për atë që po ndodh në gjithë Shqipërinë me zjarret.
Pse kjo?
Maqedonia e Veriut ka tre avionë zjarrfikës Air Tractor AT-802 Fire Boss. Mali i Zi ka katër. Sllovenia katër. Shqipëria? Zero. (referencë Adri Nurellari)
Ky mjet kushton vetëm 3.5 milionë euro, më pak se ç’ka kushtuar kopshti “Eden” tek oborri i Kryeministrisë (4.3 milionë euro).
Me paratë e hedhura për këtë “oaz” privat, mund të kishim blerë një avion që shpëton jetë, shtëpi dhe pyje.
Por jo vetëm kaq: Rama shpenzon 6 milionë euro për të çuar satelitë në hapësirë, ndërkohë që në tokë, zjarret na përpijnë çdo verë dhe asnjë mjet ajror nuk ngrihet për të ndihmuar. Satelitët nuk hedhin ujë mbi flakë, nuk shuajnë asnjë zjarr, por shërbejnë si propagandë për të bërë foto nga lart e për t’i treguar në Facebook.
Me 6 mln euro, do ishin blerë edhe 2 avionë të tjerë.
Ky është një model qeverisës: luks për veten, fasadë për publikun, dhe asgjë për mbrojtjen reale të vendit.
Në vend të investimeve që ruajnë jetën dhe pasurinë e shqiptarëve, zgjidhen projektet e qejfit, kopshtet e florinjta dhe ndërtesat e betonit.
Rezultati? Çdo gusht, tym, flakë dhe shpresë tek heronjtë e terrenit që luftojnë me duar bosh.

About Redaksia

Check Also

Flet drejtoresha e OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete…

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje …