“Na lane të digjemi”/ Revolta e banorëve në Delvinë: Asnjë ndihmë nga qeveria

Banorët e Delvinës kanë kaluar një natë tmerri mes flakëve që kanë përfshirë zonën, ndërsa shprehen të braktisur nga autoritetet shtetërore.

Në deklaratat për mediat, ata thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Emergjenca Civile duke shtuar se ndërhyrja ajrore është e vetmja zgjidhje për të ndalur përhapjen e zjarrit.

Po të pyesësh kryeministrin sa e vështirë është. Nuk kanë ndërhyrë në kohë, ka patur shumë vonesa. Emergjencat s’kanë qenë fare, prefekti ka ardhur në orën 2 të mëngjesit. Vetëm avionët na shpëtonin, ato duhen. Zjarri u aktivizua brenda 3 minutave“.

“Mos më merrni me kamera, por merr kryeministrin, zjarrfikësja të shuaj zjarret, mos të rrijë aty. Më janë djegur ullinjtë dhe malli atje sipër”, thotë një prej tyre.

Një tjetër thotë se zjarrëfikësit i lanë vetëm në mëshirë të fatit pasi ishin lodhur dhe s’kishin më fuqi.

Ata janë të lodhur, të mbaruar dhe nuk kanë fuqi. I prita të vinin por na lanë në mëshirë të fatit”, thotë ai.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet dhe mbështetje konkrete për të shpëtuar çfarë ka mbetur nga pronat dhe jetët e tyre.

About Krye Redaktor

Check Also

“Shqipëria është një narko-shtet”/ Intervista me Kryeprokurorin e Napolit

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha pikat e shitjes së drogës, janë protagonistë në trafikun …