Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar, lidhur me indiferencën e kryeministrit Edi Rama për situatën e zjarreve në vend.
Në një reagim në rrjetet sociale, përmes ironisë, Paloka i ka kujtuar Ramës ‘mençurinë’ që përdor në situata të tilla, porse thekson Paloka, vetëm qytetarët ‘nuk kuptojnë’ mbi gjendjen në të cilën ndodhen ata, jo vetëm për zjarret por gjithçka ka të bëjë me ta.
“E mer “mret” sa i mencem je! Po ku kupton ky milet!
Fix e ke logjiken! Po pse vetem per zjarret? Une them qe edhe urgjencat ne spitale, autoambulancat…madje dhe vete spitalet nuk kemi per cfare ti duam? Le te bejme pak llogari; ja i ka bota edhe moderne po prape njerzit semuren e madje dhe vdesin , atehere per cfare na duhen urgjencat e spitalet.
Lum shqiptaret qe te kane e te mbajne o “mret” se di t’ja u besh mire llogarite. Si eshte ajo shprehja :” Ja mat koken me fije peri!”, shkruan me ironi Paloka.