21 milionë euro buxhet për emergjencat civile dhe 190 milionë euro për pistë garash 4.4 km!

Shqipëria po digjet nga jugu në veri sepse një regjim hajdutësh e ka lënë venin në mëshirë të fatit. Nuk ka para për emergjencat civile. Janë vetëm 21 milionë euro, ndërkohë që për një pistë garash në Elbasan, Rama jep 190 milionë euro për vetëm 4.4 kilometra.

Rama ka miratuar me vendim qeverie dokumentin e Politikave Prioritare 2026-2028. Pjesë e tij është edhe Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Në këtë listë, me numrin 21 qëndron projekti i Auto Moto Parkut të Elbasanit.

Sipas dokumentit, kostoja totale për ndërtimin e Auto Moto Parkut është plot 188.5 milionë euro. Një kosto stratosferike për ndërtimin e një piste 4.4 kilometra të gjatë.

Më pak se 9 euro shpenzohet për çdo qytetar të Shqipërisë për ta mbrojtur nga zjarret.

Mes temperaturave ekstreme, që vit pas viti po regjistrojnë rritje, buxheti që ndahet për 61 bashkitë me qëllim kryesor ‘mbrojtjen nga zjarret’, mbetet në shifra ende modeste, e larg nevojave reale.

Këtë vit, në total, për të parandaluar e deri për të shuar flakët, buxheti është 21 milionë euro, me rritje prej 5.6 milionë euro krahasuar me vjet.

Dukshëm kaq para nuk mjaftojnë, përsa kohë edhe pse jemi ende pa arritur në mesin e muajt gusht, janë shkrumbuar mbi 40 mijë hektar pyje e kullota sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje.

Ndërsa në 2024-ën, për të gjithë vitin, totali i sipërfaqeve të djegura ishte 46.6 mijë hektar.

About Krye Redaktor

Check Also

Pagesat prej miliona euro/ Fox News zbulon skemën si Soros po paguan protestat kundër Trump

Fondacioni i miliarderit George Soros po financon protestat mbarëkombëtare të quajtura “No Kings”, ku pritet …