CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Tabaku: Zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është i falimentuar!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka denoncuar dështimin e reformës territoriale të vitit 2015, duke e cilësuar atë si një projekt elektoral në shërbim të mazhorancës dhe jo të qytetarëve.

Sipas saj, reforma nuk u bë për të përmirësuar shërbimet apo për të decentralizuar pushtetin, por për të kontrolluar politikisht bashkitë, ndërsa sot, në kohë krizash dhe emergjencash si zjarret, shqiptarët po paguajnë faturën e kësaj reforme të deformuar.

Postimi

Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një “reformë territoriale” që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. Pa funksione reale, por me shumë peshë në tepsinë elektorale.

Dhjetë vjet më pas, koka bën, shqiptarët e pësojnë. Si opozitë, kur kërkuam decentralizim dhe përgjegjësi, qeveria u fsheh pas alibive. Hallin e kishin tek numri i bashkive në tepsi, jo tek hallet e qytetarëve.

Sot, zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë me transferta nga buxheti i shtetit. Dhe prapë, vendimet i merr qeveria, por përgjegjësia u lihet të tjerëve. Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile. Pse? Sepse aty nuk ka interes për korrupsion!

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …