Ballukun e paska shpëtuar Ushtria/ Gazetari: Na morën dosjet që do të nxirrnim në Shtator…

Emisioni “Vetting” në News24, ka ngritur alarmin, pasi drejtuesi i emisionit, Ardian Bushi, deklaron që dosjet e forta që do të dilni në Shtator, janë zhdukur!

Bushi thotë se, dosjet kryesore që kishin në ruajtje, kishin si target kryesor Belinda Ballukun, por tani i ka marrë Ushtria. Pra shkurt, Belinda Ballukun e paska shpëtuar Ushtria nga Irfan Hysenbelliu!

Kujtojmë se gjykata urdhëroi që gazetarët të marrin materialet e tyre, ndërkohë që Ardi Veliu ka lajmëruar televizionin se materialet e televizionit janë te Rezervat e Shtetit dhe mund të tërhiqen prej aty.

“Është për të ardhur keq që pjesën dërrmuese të dosjeve që kemi denoncuar janë zhdukur, por dosjet e reja që ishin për të vijuar në shtator e në vazhdim, me zv/kryeministren Balluku që kishte dosjet kryesore. Kjo më bën të dyshoj dhe të theksoj se ky ka qenë qëllimi i kësaj ndërhyrjeje, në mënyrë të kundraligjshme dhe banditeske. Nuk kam arritur ta perceptoj se si godina të rrethohet nga policia, të vijë dhe ushtria dhe civilë të plaçkisin zyrat e gazetarëve“, tha ai.

Por Bushi shtoi se tani janë akoma më të bashkuar në luftën kundër korrupsionit.

“Ne sot jemi më të bashkuar dhe të vendosur për të vijuar luftën tonë me ata që urdhëruan grabitjen dhe vjedhjen. Nuk jam unë që përfaqësoj Vetting-un, por besoj se do të jemi një zë më i fuqishëm”, tha Bushi.

Ai përfundoi duke e cilësuar situatën si një “grusht shteti”: “Kemi një vendim gjykate ku gazetarët duhet të hynin në godinë, por përmbarimi dhe policia nuk zbatojnë ligjin. Kjo është një ndërhyrje direkte që pengon funksionimin e medias dhe lirinë e shtypit”.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Ish-prokurori godet punonjësen shtatzanë në mbledhjen e ministrisë

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha Ish-prokurori bandit Alket Mersini godet punonjësen shtatzanë. Lexoni …