Pushteti mediatik në duart e kryeministrit Ramaduro!

Nga Flamur NOKA

Departamenti Amerikan i Shtetit 🇺🇸 pohon se në #Shqipëri liria e shtypit cënohet deri në pikën që gazetarët vetëcensurohen.
#DASH, në raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut, për Shqipërinë shprehet se:
🔻 “Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.
🔻 “Interesat politike dhe ato të biznesit kanë ushtruar presion mbi gazetarët. Disa gazetarë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe kërcënuese ose janë bërë objekt i fushatave publike të njollosjes, pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqpërdorimet e supozuara të qeverisë”.
🔻 “Në muajin mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar publikisht kryeministrin për përdorimin e një gjuhe frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm në vend”.
🔻 “Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensurë”.
🔻 “Mungesa e kontratave të zbatueshme të punës ka ulur pavarësinë e gazetarëve dhe ka kontribuar në njëanshmërinë e raportimit”.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Mbledhjet e brendshme kanë prodhuar shumë debat! Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet…

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të hyjë i bashkuar në parlamentin e ri të …