Rama thote se situata me zjarret është e mirë dhe se keq është Spanja

Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit. Ai thotë se situata është e mirë dhe se keq është Spanja.

Ai theksoi angazhimin e strukturave shtetërore në përballimin e situatës, duke falënderuar forcat në terren për përpjekjet dhe sakrificat e bëra. Sipas tij falë këtyre sakrificave situata është përmirësuar. Ndërkohë që nuk kurseu të bënte dhe një kritikë për reagimet mediatike.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve.”, shkroi Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme, në të gjithë territorin e Shqipërisë janë regjistruar 37 vatra aktive zjarri në disa qarqe, përfshirë: Vlorë, Dibër, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Lezhë.

About Krye Redaktor

Check Also

185 ngarkesa në dy vite/ Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

“BIRN” Në ditët e para të janarit, era e ftohtë nga veriu përplaste dallgët në …