CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Shqipëria nën pushtetin e flakëve!

Nga Ylli ASLLANI

Nuk ka dhimbje më të madhe të shohësh rrënimin para syve të tu të një kombi të lashtë, i cili i ka rezistuar sfidave të mbijetesës gjatë gjithë kohërave!

Në fakt shteti shqiptar ka një dekadë që po vithiset nga viti në vit, por ne nuk duam ta pranojmë! Flakët e zjarreve veçse nxorrën në pah plagët e hapura në korpusin shpirtëror dhe shtetëror të kombit!

Në këtë kaos tragjik, megjithë panikun dhe thirrjet për ndihmë, vendit nuk ka kush ti dalë zot!

Pas shkrirjes së verbër të 300 njësive vendore dhe politikës së braktisjes masive të fshatit, territoret shqiptare janë boshatisur në mënyrë të frikshme!

Bashkive aktuale i mungojnë kapacitet përballues dhe një strategji afatgjatë për pëballjen me rreziqet natyrorë!

Ato janë të pafuqishme financiarisht, profesionalisht dhe materialisht të krijojnë reparte speciale, dinjitozë në shërbim të jetës së rrezikuar të banorëve në territoret e tyre! Emergjencat Civile tashme jane shndëruar ne pika grumbullimi militantesh partiake pa përvojë, në vend që të jenë institucione apolitike profesionale me status special!

Betejat e çalltisura të qeverisë me qytetarët e vet nga ana tjeter kanë prodhuar një vend të braktisur, pa shpirt reagues dhe pa imunitet!

Askund nuk gjen qytetarë luftëtarë dhe vullnetarë që ofrojnë solidaritet pas vrasjes së shpresës, shtypjes së banorëve dhe të zgjedhurve të tyre, shkatërrimit të demokracisë vendore dhe uljes drastike të financimeve në pyje, kullota, bujqësi dhe emergjencat civile!

Flakët kanë përfshirë gjithë Europën, por ndryshe nga ne, bashkë me këtë fatkeqësi në këto vende janë ndezuar sinjalet e reagimit të organizuar dhe përballjes së strukturuar të këtyre shteteve dinjitozë!

Emergjencat Civile në gjithë Europën janë në rang ministrish, kanë domosdoshmërisht kapacitete përballues dhe jeta e qytetarit në fatkeqësi merr përparësi absolute!

Kryetar Shtetit e nis ditën me raportin rreth fatkeqësive natyrore dhe informohet rreth menaxhimit te zjarreve, përmbytjeve, tërmeteve etj! Ndërkohë protokolli i veprimeve në emergjencë, buxheti dhe kompletimi me paisje është i shkallës sipërore!

Me ndryshimet e fundit klimaterike gjithë njerëzimi po i jep përparësi masave kundër pasojave prej fatkeqësive te motit, duke shtuar buxhetet, fondet e logjistikën, ndërkohë ne e ulëm me 2% buxhetin për emergjencat edhe pse

ishte më i ulti në Europë ..!

Por ne, më shumë se nga fatkeqësia natyrore jemi shndruar dashur pa dashur viktima të sharlatanizmit të qeverisë!

Fatkeqësia e vërtetë është dalldia dhe truri i shthurur i atij që i prin kësaj kopeje delesh të trullosura nga çobanët e vet!

Këmbanat e alarmit për situatën katastrofale në Shqipëri po dëgjohen në gjithë botën! Ndërkohë qeveria shqiptare ende nuk po vendos ‘gjendjen e fatkeqësisë natyrore kombëtare’ edhe pse po shkrumbohet gjysma e vendit dhe po preken jetë njerëzore, banesa, prona e pasuri me vlerë!

Përtej analizës së thellë, po kujtoj se logjistika, baza materiale në paisje dhe makineri është skandaloze!

Alarmi më i madh është, kur mendon se të gjithë e dinë se për të shmangur sadopak katastrofën do të duhej të paktën të kishim vetëm tre avionë zjarrfikes specialë, megjithatë ne vazhdojmë me kokëfortësi të mos i blejmë…!! Kjo i kalon kufijte e pa pergjegjshmërisë!

Nesër do të jetë vonë!

Do të digjemi me thupra në duar duke shuar zjarret, të gjithë bashkë të majtë e të djathtë nga pafuqia e individëve qeverisës të shpërfytyruar nga korrupsioni, perversiteti dhe paaftësia!

Është momenti i fundit për ta ndalur këtë katastrofë në burim, si dhe për të rifilluar ndërtimin e shtetit normal dhe demokracisë sonë të shëndetshme!

Nder e mirënjohje për sfiduesit e flakëve, zjarrfikësit, shtetarët e thjeshtë dhe qytetarët e përgjegjshëm!

Zoti dhe miqtë e huaj na ndihmofshin edhe këtë rradhe!

 

About Redaksia

Check Also

Sadizmi i një hiçkryeministri!

Nga Petrit VASILI Duhen avione zjarrfikes dhe jo broçkullat e plazhit te Rames, sepse humbesit …