54 mijë hektarë të djegura, dëme të mëdha në blektori dhe tek bletët, asnjë ndihmë nga regjimi

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë të pranishme.

E teksa shtëpitë në zonat rurale digjeshin nga zjarri, banorët e tyre dhe zjarrfikësit bënë të pamundurën që të shpëtonin dhe kafshët shtëpiake.

Por jo të gjithë patën kohë dhe mundësi të shpëtonin gjënë e gjallë, prej të cilës siguronin jetesën. Ndërkohë që bilanci i sipërfaqes së tokës së bërë hi për vitin 2025 deri më tani llogaritet të jetë 54 mijë HA, ministria e bujqësisë ka publikuar dhe numrin e kafshëve të djegura. Në një njoftim zyrtar të AKVMB trupa inspektuese e veterinerëve në terren deri më tani kanë regjistruar se flakët e zjarrit shuan 747 koshere bletësh, gjithashtu u dogjën për së gjalli mbi 100 krerë dele dhe dhi si dhe 13 krerë viça dhe gjedhë.

Ndërsa në fshatin Sirakat të Njësisë Administrative Mesopotam u dogjën stalla me 4 viça dhe dy parqe bletësh me 140 dhe 57 zgjoje.

Kurse në Gramsh aty ku flakët e zjarrit u shtrinë në 7 fshatra u dogjën 9 krerë gjedhë, 95 të imta dhe 50 zgjoje. Këto shifra pritet të ndryshojnë pasi statistikat e kafshëve të asgjësuara prej zjarrit ende nuk kanë përfunduar në të gjithë vendin.

Temperaturat e larta dhe era favorizuan zjarrin të përhapej në mënyrë të shpejtë në të gjithë territorin e vendit brenda pak ditësh, për pasojë Shqipëria nga veriu e deri në Jug u përvëlua nga zjarret, të qëllimshme ose jo, vetëm në ditën e sotshme në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes kemi 29 vatra aktive.

About Krye Redaktor

Check Also

Qeveria, ligj për të sjellë 30 milionë euro bitcoin të krimit nga Belgjika

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të …