Kur media braktis misionin e vet për motive politike

Nga Nikola KEDHI

Ka tre dite qe ka dale raporti i fundit i Departamentit Amerikan te Shtetit mbi abuzimet e te drejtave te njeriut. Kete raport te pervitshem DASH e ben per te gjithe shtetet, dhe nder to dhe Shqipërine.

Raporti më poshtë:

https://www.state.gov/…/2024-country-reports…/albania/

Raporti nuk e nxjerr ne nje drite te mire Shqiperine. Flitet per censure dhe vetecensure te medias, ndikim e presion te qeverise e grupeve kriminale etj. Pra nje situate qe nuk do duhet te ishte ne nje vend te Nato dhe kandidat per Bashkimim Europian.

Dje, disa media, ne vend qe te merreshin me kete raportim, gjejne nje raport me te hershem te DASh, mbi narkotiket, ku ka nje kapitull dhe Shqiperia, dhe nxjerrin nje paragraf per punen e SPAK dhe percaktimin non grata te kryetarit te PD Berisha. Keto media me pas interpretojne, jo pa nje doze kenaqesie nga ana e tyre, se Sekretari i Shtetit Rubio paska konfirmuar non gratan per zotin Berisha, duke komentuar per pasojat qe kjo sjell, dhe se si opozites i qenkan mbyll dyert ne Washington.

Raporti te cilit i referohen: https://www.state.gov/…/2025-International-Narcotics…

Ky raport eshte i Marsit 2025, kur administrata Trump nuk kishte as dy muaj pune, dhe per me teper eshte vellimi i dyte i nje raporti te mehershem i administrates Biden.

Është per tu habitur zelli i mediave prane qeverise per te bere nje shkrim per raportin e tanishem te DASH qe nxin qeverine dhe per te shkuar der ne mars 2025 per te nxjerre paragrafin mbi zotin Berisha qe nuk ka lidhje me raportin e fundit e per tja bashkangjitur ketij te fundit. Pra, nje mashtrim publik.

Thjesht per te kuptuar me nje shembull te vogel se si funksionojne mediat ne vend dhe sa shpejt e me sa kenaqesi gjejne ose shpikin raste per te sulmuar opoziten, sporti i preferuar i viteve te fundit.

About Redaksia

Check Also

Ish-deputeti i PS shton akuzat: Rama është një rast klinik

Ish-deputeti i PS, Nazmir Bilani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Me anë të një …