Berisha: Kur Shqipëria digjej Rama i caktoi vetes pensionin më të lartë në historinë e vendit, 4 milionë lekë në muaj!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vendosjen e vetes një pensioni rekord gjatë një periudhe krize në vend.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se, ndërkohë që Shqipëria po përballej me situata të vështira, Rama vendosi një pension prej 4 milionë lekësh në muaj, shuma më e lartë në historinë e vendit.

“Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.

Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.

Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete.

E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor, sipas INSTAT-it, në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë.

Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.

Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë.

Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Kërcënohet me jetë botuesi i News24 nga njeriu i lidhur me nivele të larta të qeverisë

Botuesi i News24 dhe Panorama Group së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me …