Berisha takim me deputeten e Forza Italia: Miqtë tanë evropianë janë të bashkuar për të ndalur autokracinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në zyrën e tij me deputeten e Forza Italia, Erica Mazzetti, një mike e kahershme e PD-së dhe mbështetëse e kauzës demokratike në Shqipëri. Në diskutim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike: Agron Gjekmarkaj, Belind Këlliçi dhe Enri Çeno.

Në takim ishte i pranishëm edhe koordinatori i PD-së për Italinë, Bardhok Doda (njëkohësisht edhe koordinator për Forza Italia), si dhe Dritan Beqiri dhe Lindita Bimi.

Në fokus të takimit ishte situata pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat Berisha i cilësoi si një ‘farsë elektorale’, duke theksuar se strukturat e PD-së po punojnë intensivisht për të dokumentuar manipulimet e kryera gjatë procesit zgjedhor.

Postimi i kreut të PD, Berisha

Takim me miqtë, Deputeten e Forza Italia, Erica Mazzetti

Të dashur miq,

Pata kënaqësinë të pres në zyrë miqtë e mirë dhe të kahershëm të mi dhe të Partisë Demokratike, Erica Mazzetti, deputete e Forza Italia, si dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok Doda koordinator per Forza Italia, së bashku me Dritan Beqirin dhe Lindita Bimin.

Në takim morën pjesë gjithashtu zyrtarët e PD-së, Agron Gjekmarkaj, Belind Këlliçi dhe Enri Çeno.

Diskutuam gjerësisht për farsën elektorale të 11 majit dhe për punën e madhe që po bëjnë strukturat e Partisë Demokratike për të identifikuar dhe faktuar këtë manipulim të pashembullt.

Theksuam domosdoshmërinë që Forza Italia të jetë një zë i fuqishëm dhe avokat i demokracisë shqiptare në institucionet ndërkombëtare, duke mbështetur kauzën tonë për rivendosjen e rendit ligjor dhe lirisë së votës në Shqipëri.

Demokratët dhe miqtë tanë evropianë janë të bashkuar për të ndalur autokracinë dhe për të rikthyer shpresën e demokracinë në vend.

Takimi ishte i frytshëm dhe inkurajues.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Ish-prokurori godet punonjësen shtatzanë në mbledhjen e ministrisë

Ish-prokurori bandit Alket Mersini godet punonjësen shtatzanë. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Mirmbrema Doktor! Para …