Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha ishte sot në studion e “Koha për t’u zgjuar” në News24, pas rikthimit vetëm pak më parë të transmetimit në ekranet e shqiptarëve.
Zoti Hoxha u shpreh se një rritje pensioni për qytetarët nuk është parashikuar në buxhetin e këtij viti, por se shpjegoi që diçka mund të bëhet me vendim qeverie.
Eksperti bëri edhe një përllogaritje se sa mund të jetë pensioni për deputetët, kryeministrin dhe presidentin e vendit.
“Çdo vit legjislacioni shqiptar parashikon që pensioni duhet të indeksohet me inflacionin. Kjo nuk është bërë akoma për këtë vit, por shqetësuese është që në buxhetin e vitit 2025 nuk është parashikuar asnjë rritje apo indeksim pensionesh.
Megjithatë mund të ndodhë me anë të një vendimi qeverie apo edhe trajtim në formën e bonuseve.
Duhet të theksohet edhe rëndësia e rritjes së pagës, kjo pasi çon menjëherë në rritjen e pensionit suplementar. Kjo pasi pensioni llogaritet me pagën e viteve të fundit.
Një deputet, për 2 vjet që ushtroi detyrën marrin 610 mijë lekë, pavarësisht punës që kanë bërë më parë.
Logaris që Presidenti merr një pension 3.5 mln për shembull, kryeministri merr 4 milionë lekë pension nëse dalin në pension tani”, tha ai.