Pas 15 vitesh zvarritje, Rama njofton rifillimin e punimeve për rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Kryeministri Edi Rama premtoi të martën përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një investim që ka nisur afro 15 vite më parë dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetra milionë dollarë.

Rruga është në gjendje të mjerueshme, pasi mjaft segmente në Qukës-Karkavec dhe tek ura e Golikut janë të papërfunduara. Vitin e kaluar qeveria akordoi 3.5 milionë euro të tjera për rrugën Qukës – Qafë Plloçë.

Paratë e hedhura duket se kanë shkuar dëm, pasi nga viti në vit, qeveria ka akorduar dhjetëra miliona euro shtesë.

Me këto para’ synohej që rruga të përfundonte, teksa qeveritarët kanë dhënë afate për inaugurimin, por deri më sot të gjithë kanë “gënjyer”. Aktualisht, afati për inaugurimin është dhënë në vitin 2025, këtë e bëri të ditur sërish sot Rama, por, a do të mbahet “premtimi” nga drejtuesit aktualë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Drejtorisë së Rrugëve?!

Abuzimet me rrugën Qukës – Qafë Plloçë janë pranuar edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili në dokumente ka bërë edhe një relacion, “mbi verifikimin e punimeve të mbetura në objektin plotësimi i punimeve në segmentin rrugor Qukës – Qafë Plloçë – Loti 0″.

Në dokumente shkruhet se, bazuar në urdhërin e drejtorit të përgjithshëm me numër 300, datë 01.10.2024, grupi i punës bëri verifikimin e punimeve të mbetura. “Punimet në objektin ‘Ndërtim rruga Qukës – Qafë Plloçë’, loti 1kanë filluar në qershor të vitit 2009 dhe kanë përfunduar në dhjetor të vitit 2014. Projektin e këtij segmenti rrugor është paraqitur pranë ARRSH në vitin 2008 nga Komuna Qukës dhe është hartuar nga firma projektuese ‘SPHAERA’. Gjatë zbatimit të punimeve ndodhi një rreshqitje masive ku përveç fshatit që ishte në krahun e majtë të rrugës u dëmtua në një shkallë të konsiderueshme dhe trupi i rrugës, muret pritës prej betoni, veprat e artit si tombino etj” thuhet në këto dokumente.

 

“Rrugë që mbetën rrugëve”, 3.5 milionë euro

Shpallja e tenderit të ri për rrugën Qukës – Qafë Plloçë, me vlerë rreth 3.5 milionë euro

Më tej vijon se, si rezultat i këtij fenomeni të rrëshqitjes u bë spostimi i aksit në një gjatësi rreth 800ml, i cili kishte një kosto shtesë prej 20% të vlerës së kontratës. “Theksojmë se dhe me fondet shtesë, objekti nuk përfundoi 100% dhe nuk u vendos në shfrytëzim, pasi mbetën pa u realizuar shtresat rrugore, sinjalistika horizontale, vertikale, siguria rrugore, disa elemente të urës, kunetat e betonit, kanalet, fibra optike. Grupi i punës doli në përfundimin se në këtë lot kanë mbetur pa realizuar shtresat rrugore, shtresa e veshjes (tapeti) 5 cm, shtresa lidhëse, shtresa e konglomeratit, shtresa bazë.

Ndërkohë, deri në fund të dhjetorit 2022, fatura financiare për ndërtimin ka arritur 270 milionë dollarë. Ky projekt ndërkohë parashikohej të përfundonte me kosto prej 150 milionë USD. E gjithë rruga ka një gjatësi prej rreth 43.3 km, e ndarë në 3 lote.

About Redaksia

Check Also

Ironia e gazetarit me Ramën: Kryetari i Këshillit Shkencor ka nevojë për njohuri elementare…

Gazetari Gjergj Erebara ka komentuar sulmin e sotëm të Edi Ramës ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu …