Dy vatra zjarri në distancë të shkurtër me njëra- tjetrën janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve.
Sipas burimeve zjarret janë të qëllimshëm dhe mendohet që vihen për ti hapur terren guroreve ose ndonjë guroreje të re.
Për shuarjen e flakëve është përfshirë reparti zjarrfikës i rrethit me të gjitha mjetet dhe personelin që ka në dispozicion.
Dhe pse po punohet zjarri vijon të përhapet i favorizuar nga era duke marr para hektarë të tërë me pisha të reja.
Ajo që e bën shqetësuese situatën është se rreth 1 km nga vatra e zjarrit ndodhet depo e dinamitit nga e cila furnizohen guroret, nëse zjarri nuk do lokalizohet e vihet nën kontroll në kohë atëherë situata do rëndohet pasi flakët mund ti afrohen depove të dinamitit.